Komuna e Prizrenit hap tender për blerjen e 45 laptopëve

Komuna e Prizrenit po synon të blejë 45 laptopë për asamblistët e Kuvendit Komunal.

Këtë tender komuna e ka hapur me 19 prill për nevoja të komunës dhe sipas njoftimit për kontratë, çmimi i kontratës mund të jetë deri në 30 mijë euro.

Kohëzgjatja e dorëzimit të ofertave është deri më 8 maj dhe është inicuar me procedurë të hapur.

Nga Operatorët Ekonomik, të cilët do të konkurojnë Komuna e Prizrenit ka kërkuar që në tri vitet e kaluara të kenë qarkullim më të madh se 60 mijë euro.

Komuna do të ftojë deri në gjashtë kandidatë për të dorëzuar tenderët e detajuar të kësaj kontrate.

Kriter për dhënien e kontratës është oferta me çmimin më të ulët.

Po ashtu, Komuna e Prizrenit për këto pajisje ka kërkuar autorizim direkt nga prodhuesi se pajisja është origjinale, e re, e papërdorur dhe garancion 1 vjeçar.

Sipas njoftimit për kontratë, Komuna ka kërkuar laptop të gjeneratës së fundit Intel Core i5 me minimum 8GB, 256 GB SSD dhe me madhësi 14-inch.

Gazeta Jeta në Kosovë në muajin shkurt kishte raportuar se si asamblistët e mandatit të kaluar nuk i kanë kthyer laptopët pas pëfundimit të mandatit gjë që kanë bërë shkelje ligjore sipas rregullores me numër 02/2013 për menaxhimin e pasurisë jo financiare në organizatat buxhetore të nxjerrë nga Qeveria e Kosovës.

Gazeta JnK ka kontaktuar me drejtorin e Administratës në Prizren për të parë nëse asamblistët e mandatit të kaluar i kanë kthyer laptopët.

Por, Osman Hajdari, drejtor i Administraës ka thënë për JnK se asnjë asamblist nuk i ka kthyer dhe as nuk e kanë kërkuar një gjë të tillë.

Sipas tij, tetë asamblistë janë duke i përdorur laptopët që i kanë marrë në mandatin e kaluar.

Poashtu, udhëheqësi i Zyrës Ligjore të Komunës së Prizrenit, Arben Krasniqi, ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ish-drejtorit të Administratës Publike, Ilir Baldedajt.

Në kallëzimin penal thuhet se në periudhën në vitin 2015 në Prizren, i dyshuari Ilir Baldedaj në cilësinë e personit zyrtar – drejtorit të Administratës në Komunën e Prizrenit në qeverisjen e Ramadan Mujës, kishte nënshkruar kontrata për blerjen e 43 laptopëve, ku 40 prej tyre u janë shpërndarë kuvendarëve e për 3 të tjerë nuk dihet se kujt i janë ndarë.

 

https://kallxo.com/kallezim-penal-ndaj-zyrtarit-te-aak-se-per-zhdukjen-e-3-laptopeve/