Kalon Vendimi për Themelimin e Tri Universiteteve Publike

Me 78 vota të deputetëve janë ratifikuar vendimet e qeverisë për themelimin e universiteteve publike të Gjakovës, Gjilanit dhe Mitrovicës.

Edhe pse është zhvilluar debat mes deputetësh se a duhet të themelohen tri universitete publike, vendimi u nxor pa asnjë votë kundër.

Kryetari i kuvendit Jakup Krasniqi i bëri pyetje ministri të arsimit Ramë Buja se a është bërë studim i fizibilitetit për hapjen e tri universiteteve publike.

“A kemi financa dhe kuadro për themelimin e këtyre universiteteve?”, pyeti Krasniqi, ministrin Buja.

“Ne mund të hapim në çdo qytet universitetet, por ne duhet të krijojmë kushte dhe duhet të kemi cilësi. Unë e di që kemi shumë profesorë që nuk e meritojnë të hyjnë në universitete”, shtoi ai.

Kryeministri Hashim Thaçi i inkurajoi deputetët të votojnë hapjen e universiteteve.

Gazeta Jeta në Kosovë ka raportuar për Universitetin e Pejës i cili ishte  akredituar dhe inauguruar nga zyrtarët shtetërorë, ndonëse Qeveria nuk e pati dërguar në Parlament për shkak që iniciativa ka pasur probleme ligjore dhe nuk ishte ndarë buxheti për