Isa Mustafa Kujton Bombardimet e NATO-s

“Sulmet e NATO-s nga ajri, të nisura 18 vjet më parë, dhe lufta heroike çlirimtare në tërë territorin e Kosovës, sollën lirinë që ne e gëzojmë sot”, tha Mustafa në 18 vjetorin e nisjes së këtij operacioni ushtarak ajror të aleancës veri-atlantike.

Sipas tij, dita e nisjes së fushatës ajrore të NATO-s është historike për Kosovën, për NATO-n por edhe për konceptin modern të lirisë dhe domosdoshmërisë së mbrojtjes së saj nga regjimet kriminale.

“Këto sulme, përshpejtuan çlirimin e Kosovës dhe i hapën udhë pavarësisë dhe demokracisë në vendin tonë”, tha ai.

Në përvjetorin e 18-të të nisjes së sulmeve, Mustafa i shprehu mirënjohje të përjetshme Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar dhe të gjitha vendeve të tjera të NATO-s, të cilat “na u gjenden pranë në momentet më të vështira”.

“Partneriteti strategjik dhe koordinimi në çdo hap i joni me SHBA-të dhe miqtë euroatlantikë, ashtu si 18 vjet më parë, janë formula e suksesit tonë të përbashkët në të ardhmen”, tha ai.