Erdogan- Putin | Foto: Pavel Golovkin/AP

‘Interesi’ i ri nga Perëndimi për Ballkanin është një ëndërr

Duke marrë parasysh publikimet e kohëve të fundit të raporteve të progresit të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, gjithashtu dhe seancat dëgjimore në Kongres në Uashington mbi situatën politike në Bosnjë përpara zgjedhjeve të Tetorit, mund të arrihet lehtësisht në përfundimin se interesi ndërkombëtar mbi Ballkanin mbetet i rëndësishëm.

Realiteti është krejt i kundërt.

Duke parë atë çka përmbajnë aktualisht si raportet e BE-së, ashtu dhe diskutimi në Capitol Hill, ajo çka të habit është shkalla e injorancës dhe cinizmit të politikë-bërësve më kryesorë në të dy skajet e Atlantikut përsa i përket punëve të rajonit.

Presidenti i Komisionit Europian Zhan-Klod Junker, për shembull, paralajmëroi se po të mos integrohet Ballkani Perëndimor në BE, alternativa është konflikti i mundshëm.

Duke marrë për bazë raportet mbi forcat e pretenduara ushtarake të mbështetura nga Rusia dhe qarkullimin e armëve, të cilat janë shfaqur në Bosnjë dhe Hercegovinë qysh në Janar, nuk mund të mos vlerësohet konteksti i komentit të Junker-it.

Sidoqoftë, përtej këtyre paralajmërimeve të zymta, Junker propozoi të mos ketë ndërrim apo risi në politikat e BE-së ndaj rajonit.

Komisioni rekomandoi hapjen e negociatave për pranim me Maqedoninë dhe Shqipërinë – por edhe kjo perspektive realiste u rrëzua menjëherë nga Presidenti francez Emanuel Makron.

Me fjalë të tjera, sipas Brukselit, ndërsa Ballkani Perëndimor përballet me rrezik të besueshëm për konflikt, BE nuk merr asnjë përgjegjësi duke lejuar që situata të përshkallëzohet. Po kaq, as nuk do të përgjigjet në ndonjë mënyrë përveçse premtimeve deklaruese rreth ‘’perspektivës Europiane’’ të rajonit: premtime të cilat nuk pasqyrojnë fare pikëpamjet e pjesës së rëndësishme të këtij unioni.

Ndërkaq në Uashington, seanca dëgjimore e 18 Prillit mbi gjendjen kushtetuese të Bosnjës së Dejtonit, ishte stisur me sa dukej nga polemika rreth përpjekjeve të nacionalistëve kroatë të Bosnjës për të ndryshuar strukturën zgjedhore të vendit përpara zgjedhjeve të ardhshme.

Ndërkohë që kjo ngjarje ishte një mundësi për qendrën e rajonit për të rimarrë dritën e vëmendjes në Kongres, me shumë gjasa do të mbahet mend për mungesën shokuese të njohurive demonstruar nga kryetari i nën-komitetit ‘’Europa, Eurazia dhe zhvillimi’’, republikani Dana Rohrabaher.

Ndërsa Rohrabaher mund të jetë orvatur të bëjë ndonjë thumbim, pyetjet e tij rreth asaj nëse boshnjakët dhe shqiptarët janë pjesë e të njëjtit grup etnik dhe nëse ekziston ndonjë mënyrë për t’i dalluar fizikisht boshnjakët, serbët dhe kroatët nga njëri-tjetri, përcaktuan mësimet kyç të ditës: ligjvënësit në Uashington mbase kuptuan që duhej t’i kushtonin më shumë vëmendje Ballkanit – por në fakt ata realisht nuk do mundeshin.

Në vetë rajonin, kjo mungesë e interesit të besuar Perëndimor në stabilitetin dhe integritetin e tij, jo vetëm që po ua hap dyert ndërhyrjes keqdashëse nga jashtë, por edhe të ringjalljes së fantazive reaksionare të elitave vendase.

Kësisoj, qeveria e Serbisë vazhdon të luajë me mundësinë e ndarjes së Kosovës si mënyra e vetme për t’i dhënë zgjidhje mosmarrëveshjes së vjetër mbi statusin ndërkombëtar të vendit, një fantazi monstruoze që nxit në të kuptuarit e frikës së Junker-it për një luftë të re Ballkanike.

Nuk duhet humbur kurrë mundësia për t’u zhytur në iluzionet e zbehta europiane për progres, ashtu si Milorad Dodik, president i Republikës Serbe në Bosnjë, ka kaluar muaj të tërë duke shtyrë Serbinë ta lidhë përpjekjen e saj për ndarje të Kosovës me rigjallërimin e një strategjie më të gjerë të ‘’Serbisë së Madhe’’. Përkatësisht, Serbia të kërkojë RS si ‘’kompensim’’ për ‘’humbjen’’ e Kosovës.

Shkurt, ato që dikur ishin kërkesa të troll-ëve të internetit, ithtarëve të së djathtës ekstreme dhe regjimeve të shtresës së përjashtuar të 1990-tës, po rikthehen si politika zyrtare të qeverive në Beograd dhe Banja Luka.

Dhe kjo, në një kohë kur grupet kriminale të organizuara ruse shëtisin rajonin si ‘’gangsterë’’, ndërsa Turqia komploton me qeveritë lokale dhe shërbimet e tyre të sigurisë për të zhdukur armiqtë e regjimit të Rexhep Taip Erdogan pa ndonjëfarë procedure, kurse Rohrabaher kërkon kuturu nëpër errësirë për një frenologji, të aftë për të dalluar serbët nga kroatët.

E gjitha çfarë ngelet për t’u thënë është se ndërsa Brukseli dhe Uashingtoni nuk kanë as dëshirën e as prezencën e mendjes për të hartuar një strategji koherente për Ballkanin Perëndimor, nuk ekziston asnjë trazim i tillë as në rajon e as në koncertin e regjimeve të jashtme autoritare, që vazhdimisht po e thellojnë kontrollin e tyre ndaj elitave vendase.

Siç paralajmërova në një rubrikë në Dhjetor të vitit 2016, pikëpamja e institucioneve në pushtet në Ballkan është se pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, pas Brexit-it dhe pas zgjedhjes së Donald Trump, Perëndimi nuk është më një aktor i besueshëm për rajonin.

SHBA dhe BE tanimë janë tejet të konsumuara nga krizat e tyre të brendshme, për të ndikuar realisht në drejtimin e këtyre qeverive.

Që prej atëhere, besimi mbi këto fakte ka ardhur duke fituar pikë më tepër.

Konsiderohet triumf Euro-Amerikan i dy viteve të fundit në Ballkan; hyrja e Malit të Zi në NATO.

Ndërsa zgjerimi i NATO-s është një proces pozitiv dhe në fakt tejet kyç për rajonin, sidomos për shtetet me ngarkesë strategjike si Bosnja dhe Maqedonia, ka një qasje që varet nga shfaqja e kapaciteteve institucionale të besueshme e demokratike në shtetet kandidate.

Nga ana tjetër, në Mal të Zi, jo vetëm që Milo Gjukanoviq ka siguruar edhe një tjetër mandat presidencial duke siguruar kështu që dora e tij e hekurt do vazhdojë dhe për një dekadë të tretë ta mbajë vendin, por në fjalimin e tij të parë më të rëndësishëm për politikën e jashtme që nga zgjedhjet bëri thirrje për Podgoricën që të ‘’normalizojë’’ marrëdhëniet e saj me Moskën.

Po, i njëjti person i cili u shënjestrua nga një grusht rus dhe komplot vrasjeje në Tetor të 2016-ës, tashmë dëshiron t’i hedhë armët.

Askush nuk duhet të befasohet. Brigadat që përbëjnë klasat sunduese të Ballkanit janë marrë me të mirë, janë aktivizuar dhe rehabilituar për kaq gjatë nga Brukseli dhe Uashingtoni, saqë ata kanë mësuar të mos kenë frikë nga pasojat-madje as nga vetëdijësimi-nga mirëbërësit e tyre të kahershëm.

Kështu pra, ndërkohë që ata në Kongres përpiqen të gjejnë përsëri vendodhjen e Bosnjës në hartë dhe të debatojnë mbi tipografitë për raportet e progresit në Komision, Vuçiq, Dodik, Gjukanoviq etj. nën vështrimin vigjilent të Vladimir Putin dhe Erdogan, do të angazhohen të krijojnë fakte të reja në terren.

 

Opinionet e shprehura në sektorin e Komenteve janë vetëm ato të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërish pikëpamjet e BIRN.