Foto-ilustrim

Hasjanët çajnë në Europë me bukë

Furrtarët nga kjo zonë mes Kosovës dhe Shqipërisë çojnë zanatin në gjithë Ballkanin, Hungari e gjetkë.

Pëllumb Peka ka nën pronësi vetëm një nga tri furrat e bukës në këtë komunitet ish-minatorësh prej 8 mijë banorësh ku pothuajse gjithkush e bën bukën në shtëpi. Së fundmi, gjithsesi, ai ka qenë i zënë duke hartuar certifikata mbi aftësitë e vendësve si bukëpjekës pasi shumë prej tyre po kërkojnë punë në BE.

Vetëm në Hungari, njerëzit nga rajoni i Hasit, një zonë me 70 fshatra përreth malit Pashtrik – i ndarë mes Shqipërisë dhe Kosovës – kanë hapur qindra pékségs, ose furra buke. “Një vërshim,” thotë Besim Muhadri, një shkrimtar i zonës.

Shumica vijnë nga ana kosovare e kufirit por së paku 100 njerëz nga Shqipëria kanë shkuar të punojnë për ta.

Bukëpjekësi, pastiçieri dhe argjendari shqiptar janë figura të stereotipizuara në ish-Jugosllavi. Por jo çdo shqiptar e njeh artin e bërjes së bukës.

Tradita në Has vijon së paku që nga koha e Perandorisë Osmane kur vendësit kërkuan punë si ekmekcis nëpër qytetet pranë, por edhe në zona të largëta, deri në kryeqytetin perandorak, shpjegon Afërdita Onuzi, një etnologe në Tiranë.

“Një lloj shkathtësie kërkohet në përzjerjen e bukës që duket se e kanë vetëm hasjanët,” thotë Sokol Cahani, i cili drejton një furrë buke në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. “Unë kam parë edhe të tjerë që e bëjnë, por sikur nuk mund t’ja dalin.”

Tradita në Shqipëri pothuajse humbi gjatë regjimit komunist të Enver Hoxhës, kur ekonomia e centralizuar nuk la hapësirë për artizanatin dhe i vuri vendësit të punonin në miniera dhe kooperativa.

Vetë Cahani ka qenë minator dikur, por iu përgjigj kushtrimit të të parëve nga mesi i 90-ave, duke mësuar tregtinë nga kushërinj kosovarë bukëepjekës në Ludbreg në veri të Kroacisë.

Pas luftës së dytë botërore, shumë hasjanë të Kosovës filluan të punojnë në furrat shtetërore të bukës në Kosovë dhe nga vitet 60, kur Jugosllavia komuniste toleroi biznesin e vogël, filluan të lëvizin për Serbi. Nga vitet 1980, ata filluan të eksplorojnë Bosnjën, Kroacinë dhe Slloveninë.

 

Kjo është rruga që ndoqi Dodë Lekaj, tashmë 84 vjeç, i cili hapi një furrë buke në Obrenovac pranë Beogradit në vitet 1960. Lekaj, gjenerata e tretë bukëpjekësish në familje, vjen nga Zymi, një enklavë katolike në këtë rajon me shumicë myslimane.

Zanatin e mësoi nga familja që punonte në Gjakovë. Kur doli në pension nga fundi i viteve 80, djemtë e vijuan zanatin me furra buke në bregdetin dalmat.

Muhadritët, një fis prej 1,500 vetësh i ndarë mes Shqipërisë dhe Kosovës janë rast i ngjashëm.

Që nga vitet 1980, shumë Muhadër nga Kosova patën krijuar pekare në lagjet e punëtorëve në Zagreb të Kroacisë, në Mostar të Bosnjës, përgjatë bregdetit si dhe në Ljubjanë, Slloveni. Dy Muhadër kanë furra buke në Shqipëri. Një Muhadër madje doli në furrë buke në shtypin australian.

“Dhe ne nuk jemi as nga familjet e vjetra (me këtë zanat),” thotë Besim Muhadri, shkrimtari.

Ai beson se njerëzit nga Hasi kanë nisur mbi 800 biznese bukëpjekësish në ish Jugosllavi. “Ose ndoshta një mijë,” mediton ai. Rreth 7 mijë njerëz janë të punësuar në këto biznese, thotë.

Dy familje Muhadri kanë furra buke në Budapest, të zhvendosur atje nga Kroacia.

Vendasit rikujtojnë ekspansionin e tyre në Kroaci dhe Bosnjë me ndjenja të përzjera për shkak se bizneset e tyre filluan të ngacmoheshin kur ish Jugosllavia filloi të shtypë shqiptarët e Kosovës pas demonstratave nacionaliste të viteve 1980.

Ndërsa marrëdhëniet u tensionuan mes serbëve dhe shqiptarëve, një bukëpjekës shqiptar në Serbi u dërgua në gjyq në 1987 i akuzuar se pati shitur që shterpëzonte qëllimisht gratë serbe.

Pas shpërthimit të luftërave të Jugosllavisë, bukëpjekësit u detyruan të shohin gjetkë. Ndonjë u shfaq brutar në Rumani apo bäcker në Austri.

Kur Shqipëria filloi të hapet, hasjanët ata filluan më shumë se tri dyzina furrash buke, duke marrë në punë kushërinjtë e tyre shqiptarë.

Qe talenti sipërmarrës i Kadri Cekaj, 54 vjeç, i cili mbylli furrat e tij të bukës në Novi Sad në Serbi kur hiperinflacioni goditi Serbinë në vitet 1992-93, që testoi tregun hungarez. Ai hapi dy furra buke në Hungari, por u kthye në Novi Sad kur ekonomia u stabilizua më vonë gjatë atij dhjetëvjeçari.

Hoqi dorë përfundimisht nga Serbia më 2004 për të themeluar furrën e bukës të parë shqiptare në rrafshnaltën e Panonisë me dyqane në Barcs, pranë kufirit me Kroacinë e gjetkë.

“Hungaria është më e sigurtë dhe ka më shumë pare,” thotë ai në Gjakovë në jug të Kosovës, ku është kthyer për pushime. “Serbia nuk qe stabël dhe dukej e pashpresë dhe as tani nuk kam ndër mend të kthehem.”

Disa kushërinjtë e ndoqën në Hungari gjatë viteve që pasuan por numri i hasjanëve u rrit në mënyrë drastike më 2008 kur shqiptarët filluan të hapin furra buke praktikisht në çdo cep të vendit.

Shumë prej të afërmve të tyre nga Shqipëria iu bashkuan. Me fundin e komunizmit në Shqipëri, shumë prej tyre ripërtërinë traditën dhe tashmë kërkonin punë më të mirëpaguara në Hungari.

Shqiptarët u panë si konkurrues për shkak të gadishmërisë së tyre për të punuar me orë të gjata dhe që furnizonin bukë të ngrohtë gjatë gjithë ditës.

Por buka e tyre prodhohet më shpejt, ankohet Cekaj, për shkak se hasjanët, ndryshe nga hungarezët, përdorin maja industriale në vend të brumit të ardhur, duke prodhuar më shpejt bukë që është më pak e shijshme.

Më 2013, sipas të përjavshmes hungareze Heti Valasz, shqiptarët drejtojnë 400 nga 1,400 bizneset e bukës në vend. Shumica e tyre janë prej Hasit, thotë Cekaj.

Numri i madh ka krijuar debate duke shkaktuar protesta nga Shoqata e Bukëpjekësve të Hungarisë dhe ankesa se kanë efekt dumping në tregëtinë e bukës në atë vend siç bën Kina me tregëti. Akuzohen shpesh se nuk përodrin standardet e nevojshme higjenike, se ndihmojnë emigrimin e paligjshëm dhe punësimin e paligjshëm.

“Nuk kalon asnjë ditë pa na nxjerrë nëpër gazeta,” thotë Cekaj. “Nuk kalon asnjë javë pa kontrolle nga autoritetet.

“Disa mund të mos jenë në rregull – por pjesa më e madhe jemi atje për të punuar,” shton ai.

Në Has, shumë i konsiderojnë këto aventura të huaja si të vështira dhe kanë mëdyshme kur vjen puna për të vijuar traditën e bukëpjekjes.

Madridit, djalit 21-vjeçar të Pëllumb Pekës, nuk i intereson të ndjekë gjurmët e të atit. Ai është duke farmaci dhe dëshiron të ikë në Britaninë e Madhe si pjesa më e madhe e gjeneratës së tij.

Shumë pak prej emigrantëve shqiptarë në Britani pjekin bukë. Në vend të kësaj ata kursejnë mjaftueshëm para duke punuar në Britani për të parakaluar me makinat e tyre me timon në të djathtë gjatë pushimeve në shtëpi në këtë rajon të varfër.

“Ata që ikën në Angli qenë më të zgjuar se ne,” thotë Sokol Cahani, bukëpjekësi i Tiranës. “Është jetë e vështirë kjo e jona.”

Reporter.al është publikimi online i Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Investigative në Shqipëri – BIRN Albania 

ETIKETA

28 Gusht 2014 - 14:53

Altin Raxhimi 28/08/2014 - 14:53
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight

Hasjanët çajnë në Europë me bukë

by Gazeta JNK
NA NDIQNI

Send this to a friend