Armët e grumbulluara për shkatërrim - Foto: KALLXO.com

Hapat që duhet ndjekur për legalizimin e armëve pa leje

Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendim që të legalizoj armët.

Ky vendim u mor më 23 nëntor të këtij viti.

Me anë të një vendimi që ka marrë ministri i ri i cili po drejton MPB-në, Ekrem Mustafa, shpallja e periudhës së legalizimit të armëve do të jetë 6 mujore e cila do të vlejë nga data 17 dhjetor 2018 deri më 17 qershor 2019.

Personat që posedojmë, armë të gjata, armë të shkurtra, armë ajrore, armë shpërthyese, armë me shigjeta duhet të ndjekin këtë procedurë për të bërë legalizimin e tyre.

Sipas MPB-së, një qytetar i cili ka një armë të çfarë do lloji, në fillim duhet të shkoj në stacionin më të afërt policor, ku do t’i duhet të plotësoj një formuar që tregon se posedon një armë e më pas do të pranoj një librezë e cila shërben për dërgimin e armës në një nga kompanitë e licencuar për amë ku bëhet riparimi, tregtimi, çaktivizimi dhe prodhimi i armëve.

Pas procedurës së lartpërmendur, kompania e licencuar e ka për detyrë të përcaktoj se arma a i plotëson kushtet teknike për legalizim apo jo.

Në një përgjigje të Ministrisë së Punëve të Brendshme për KALLXO.com thuhet se , kriteri i legalizimit të armëve sipas ligjit, është se arma duhet t’i përkas kategorisë së lejuar për legalizim.

Kjo nënkupton që armët të cilat i përkasin kategorisë, a A2 dhe A16 ku bëjnë pjesë armët automatike, nuk lejohen për përdorim civil ndërsa armët që i përkasin kategorive  B ku hyn pistoleta, , C në të cilën bëjnë pjesë armët e gjuetisë  dhe D ku bëjnë pjesë armët me hark, janë armë të cilat mund të legalizohen.

Ministria e Punëve të Brendshme gjithashtu ka treguar për KALLXO.com se në lidhje me përdorimin e sigurte të armeve, kjo ministri ka licencuar një numër të konsiderueshëm të qendrave trajnuese dhe programi trajnues i miratuar ku do të ofrojnë njohuri të mjaftueshme për përdorimin e sigurt të armëve.

“Gjatë këtyre trajnimeve qytetarët marrin njohuri se si duhet të përdoret dhe mbahet arma për të evituar rrezikun për mbajtësin e armës dhe për personat e tjerë”, thuhet në përgjigjen e MPB-së drejtuar KALLXO.com.

Gjithashtu e njëjta ministri për KALLXO.com ka treguar edhe statistika të përdorimit të armëve nga ana e qytetarëve të Kosovës, armë këto të cilat mbahen në posedim ilegalisht.

Në bazë të statistikave në Kosovë janë 260 mijë armë ilegale të cilat i posedojnë qytetarët.

“Ky numër është me i vogël për rreth 100.000 armë që nga koha e hulumtimit paraprak në të cilin kanë qenë rreth 360.000 arme ilegale. Faktorët qe kane ndikuar ne zvogëlimin e këtij numri janë disa, fillimisht miratimi i ligjit për armët i cili mundëson qe qytetaret te pajisen me arme ne mënyre legale”, thuhet në përgjigjen e MPB-së, për KALLXO.com.

Policia e Kosovës, gjatë një viti konfiskon rreth 1 mijë e 500 armë të cilat mbahen ilegalisht nga qytetarët.

“Një kontribut te rëndësishëm në zvogëlimi e armëve ilegale jep edhe shkatërrimi i armëve i cili bëhet çdo vit”, thuhet tutje në përgjigjen e MPB-së.

Numri i armëve të cilat mbahen me leje dhe për të cilat qytetarët mbi moshën 21 vjet kanë plotësuar kriteret është 50 mijë.

“Aktualisht rreth 20 000 armë gjinden në duart e qytetarëve me leje e gjithashtu edhe rreth 30.000 arme te regjistruara me leje te lëshuara nga UNMIK, secili qytetarë mbi moshën 21 vjeçare dhe që i plotëson kriteret sipas ligjit për armë 05/L -022 neni 7 mund të posedoj armë me qëllim shenjëtarie dhe gjuetie”, tha MPB për KALLXO.com.

Gjithashtu Ministria për KALLXO.com ka dhënë detaje se cilat armë përdoren më së shumti nga ana e qytetarëve kosovar.

Armët të cilat janë në posedim të qytetarëve në numër të shumtë, janë, armët e gjuetisë B5 dhe C1 si dhe nga kategoria B1 armë kjo e shkurtër gjysmë automatike.

“Këtë periudhë (Jaran-Nëntor 2018) janë lëshuar rreth 5 mijë leje për armë, ndërsa në vitin 2017 numri i lejeve të lëshuara është 5 mijë e 414”, thuhet në përgjigjen e MPB-së, drejtuar KALLXO.com.

Faza finale e angazhimit të MPB për uljen e numrit të armëve ilegale është edhe Ligji për legalizim dhe dorëzim vullnetarë të armëve.

Gjithashtu MPB ka njoftuar se gjatë periudhës 6 mujore ku parashihet të bëhet legalizimi i armëve do të pezullohet neni 374 i KPK i cili vijon kështu:

“Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve 1. Kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në shkelje me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni përfshin më shumë se katër (4) armë ose më shumë se katërqind (400) fishekë, kryesi dënohet me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet. 3. Arma në pronësi, kontroll apo posedim në shkelje të këtij neni konfiskohet”, thuhet në nenin e lartpërmendur.

https://kallxo.com/ministri-i-mpb-se-nxjerr-vendim-per-legalizimin-e-armeve-dokument/

04 Dhjetor 2018 - 17:35

Adelina Ahmeti 04/12/2018 - 17:35
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend