Gruaja e Sabit Gecit punësohet në kompaninë publike

Gruaja e ish komandantit të UCK-së, Sabit Geci është punësuar në kompaninë “Pastrimi” në pozitën e analistes.

Në listën prej rreth 60 të punësuarve në 3 muajt e fundit në këtë kompani, figuron dhe emri i Sanije Gecit, që është bashkëshortja e Sabit Gecit.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, kryeshefi i kësaj kompanie, Burim Kelmendi.

“Po, është punësuar me kontratë mbi vepër, është gruaja e Sabit Gecit. Shumicën i kam gjetur aty”, tha shkurtimisht Kelmendi për Gazetën Jeta në Kosovë.

Gazeta ka provuar që të kontaktoj edhe me Sabit Gecin për kontakti me të ka qenë i pamundur.

Gazeta JnK raporti më herët se në këtë kompani është punësuar djali i deputetit të AAK-së, Muharrem Nitajt si dhe gruaja e deputetit tjetër të AAK-së, Shkumbin Demaliaj.

Gazeta Jeta në Kosovë raportoi se në këtë kompani është punësuar edhe aktorja, Shota Bajraliu në departamentin e marketingut.