Fuqizohet Marrëveshja për Statusin e Forcave Kosovë-SHBA

“Kjo marrëveshje dypalëshe mbi statusin e forcave, e nënshkruar më 18 shkurt 2012, përkufizon statusin ligjor të personelit ushtarak të Shteteve të Bashkuara dhe shtetasve të SHBA-ve që punojnë në Kosovë në programet në mbështetje të sigurisë sonë të përbashkët”, thuhet në deklaratë.

“Marrëveshja do të lehtësojë një varg të veprimtarive të përbashkëta, siç është përfshirja e Gardës Kombëtare të Ioëa-s në Programin i partneritetit shtetëror me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), që do të vazhdojnë zhvillimin e mëtejmë të bashkëpunimit tonë afatgjatë dhe të qëndrueshëm për siguri. SOFA demonstron fuqinë e aleancës ndërmjet SHBA-ve dhe Kosovës”.