Edhe Shqipëria Goditet nga Përmbytje të Mëdha

Shërbimet emergjente shqiptare thanë të premten se vetëm në rajonin verior të Shkodrës më shumë se 2.000 hektarë u mbuluan me ujë, duke përfshirë edhe pjesën e brendshme qytetit.

“Aktualisht 60 shtëpi në rajonin e Shkodrës janë përmbytur dhe 110 familje janë evakuuar”, tha Ministria e Brendshme.

Përmbytje janë regjistruar edhe në rajonet e Durrësit, Vlorës, Lezhës dhe Fierit. Në rajonin e Lezhës, 950 hektarë tokë janë nën ujë.

Tridhjetë familje, shtëpitë e të cilëve ishin në rrezik nga lumi Vjosa gjithashtu janë evakuuar nga zona e Vlorës.

Shqipëria Veriore është goditur në mënyrë të përsëritur nga përmbytjet në pesë vitet e fundit, dhe shumë fshatarë lokalë ende presin dëmshpërblimet e premtuara nga qeveria, për katastrofat e mëparshme.