E keqja që nuk largohet

Hana Marku u përgjigjet akuzave për përdhunim dhe shpërdorim të pushtetit që përfshijnë institucionet publike, të cilat e kapluan Kosovën gjatë javës së kaluar, duke i adresuar besimet e rrënjosura për agjencinë e grave dhe të vajzave si dhe “dhuratën e heshtjes” që i jepet kryerësve të krimit.

 

Kam menduar se burrat në Kosovë nuk e kuptojnë se sa dhunë ushtrohet ndaj grave dhe vajzave tona. I paramendoja burrat si të paditur rreth shkallës së vujatjes që e shkaktojnë burrat tjerë. Mendoja që do të ndryshonte kjo po të mundnin, feministet do të mbledhnin të dhëna të mjaftueshme, të publikonin raporte të mjaftueshme, të organizonin protesta të mjaftueshme. Tash, për mua, është e qartë se burrat e Kosovës e dinë saktësisht se çfarë po bëjnë. Ata e dinë saktësisht se sa shpesh dhe deri në ç’masë gratë dhe vajzat tona janë të brutalizuara –në fund të fundit, ata janë keqbërësit kryesorë.

Një burrë nga Kosova e di saktë se çfarë bën kur i qepet pas një gruaje në rrugë, kur e godet atë, kur e përdhunon dhe kur e qëllon apo e therr për vdekje. Dhe ai e di, po ashtu, se çfarë bëjnë shokët e tij. Mendja më shkon se ai dhe ata kënaqën me këtë. Burrat që e dhunuan fëmijën në Drenas e dinin se çfarë po bënin dhe e shijonin teksa e bënin një gjë të tillë. Miqtë e tyre duhet të kishin qenë në dijeni gjithashtu.

Urrejtja e kosovarëve për gratë dhe vajzat e tyre i ngjason një trupi të vdekur në një dhomë të mbyllur. Mund të nuhatni kutërbimin gjithandej . Nuk mund ta fshehim, edhe kur, kolektivisht, pretendojmë sikur nuk është aty. Të mbijetuarit e përdhunimit gjatë kohës së luftës, të tillë si Vasfije Krasniqi Goodman, e cila foli publikisht për përvojën e saj për herë të parë në tetor të vitit të kaluar, janë një testament i paaftësisë sonë për të ndëshkuar përdhunimin, madje edhe kur kemi të bëjmë me raste ekstreme dhe skandaloze. Plot të mbijetuara të tjerë në këtë vend që kanë vendosur të heshtin nuk i ikin më ushtarëve – ato tash i frikësohen burrave të tyre. Dhe, ato e kanë një arsye të mirë për këtë. Të mbijetuarat në Kosovë janë përzënë nga shtëpitë e tyre, nga burrat e tyre, pasi e kanë thënë të vërtetën.

Ekziston, sigurisht, një dimension shtesë i situatës në Drenas. Kur burrat e shënjestrojnë një vajzë 16 vjeçare, ka të ngjarë që ata të mendojnë se mund të llogarisin në faktin se ajo do të heshtë ose që s’do të besohet edhe nëse flet. S’mund të fajësohen ata që mendojnë se askush nuk kujdeset për vajzat në Kosovë. Jo më larg se në vitin 2014, 14 zyrtarë policorë në Suharekë u hetuan për përfshirjen e tyre në rrëmbimin dhe sulmimin seksual të dy vajzave adoleshente në një hotel – të dy vajzat folën publikisht, ndonëse njëra prej tyre e tërhoqi deklaratën e saj më vonë. Ndryshimi i qëndrimit të saj ishte, natyrisht, e kuptueshme. Për një vajzë adoleshente në Kosovë të flasësh në lidhje me aktin e përdhunimit prej një burri të rritur do të thotë se je një kurvë.

Në fakt , shumë shpesh, konsiderohet që trupat e vajzave të jenë një shënjestër e pranueshme i për secilin që i dëshiron ato. Shumë të rritur në Kosovë besojnë se kur trupi i një vajze arrin pubertetin, ajo është seksualisht e disponueshme. Edhe në rrethanat që e bëjnë të pamundur pëlqimin, shumë të rritur në Kosovë mendojnë se është e besueshme se një burrë i rritur mund të ketë një marrëdhënie të rritur me një fëmijë. Shumë kosovarë i mirëkuptojnë burrat në Kosovë që martohen me një fëmijë, rrjedhimisht dhunojnë një fëmijë, dhe e trajtojnë si një copë mishi. Familja e tij, karriera e tij, emri i tij pastaj meriton keqardhjen tonë.

Trupi i saj, emri i saj dhe fëmija i saj llogaritën si asgjë, sepse kur ajo hyn në fazën e pubertetit ajo supozohet që s’ka më shumë vlerë sesa trupi i saj. Burrat vendosin se kush është e kush nuk është e flakshme në këtë shoqëri – dhe, u shkon për shtati pasi që ata s’janë pothuajse kurrë. Sigurisht që nuk ishte i tillë zyrtari policor i cili e mbajti një fëmijë si skllave seksi, e dhunoi dhe e detyroi të abortojë fëmijën e saj. Si një ish-fëmijë në këtë vend, ndihesha e hutuar dhe e turpëruar për trupin tim si dhe nga mënyra se si burrat reagonin ndaj trupit tim, më duhet ta them të dukshmen: Një fëmijë adoleshenet nuk është përgjegjës për sjelljen e një burri të rritur. Një fëmijë adoleshent nuk mund të jep pëlqimin të ketë marrëdhënië seksuale me një burrë të rritur. Një fëmijë adoleshent nuk mund të ketë një aferë dashurie me një burrë të rritur. Një fëmijë adoleshent nuk mund të joshë, manipulojë ose shfrytëzojë një burrë të rritur. Një vajzë adoleshente duhet të mbrohet kur një burrë i rritur i thotë asaj se e do atë vetëm që pastaj të ketë qasje në trupin e saj.

Zyrtari policor, emrin e të cilit të gjithë e dimë, fillimisht e mohoi fajësinë e tij në çdo akuzë. Mësuesi, emrin e të cilit e dimë, është i bindur se kurrë nuk ka dhunuar një vajzë adoleshente. Mohimi kategorik ka dalë të jetë i suksesshëm për shumë burra në vendin tonë, por kësaj radhe, mendoj se nuk do të jetë aq e lehtë. Ne e dimë anën e tyre dhe ne e dimë rrëfimin e saj, dhe këtë herë – ndoshta më në fund– mjaft prej nesh do të zgjedhim t’i besojmë asaj. Ne, jo vetëm i besojmë asaj, ne duam që ata të emrohen. Ne i qarkullojmë emrat dhe fytyrat e tyre, sepse përvoja na ka mësuar se ligji dhe shprehja ‘i pafajshëm derisa se të provohet se është i fajshëm’, thjeshtë, nuk funksionon edhe për gratë.

Shpesh, gratë përfundojnë të vdekura derisa të provohet fajësia e burrit. . Shpërndarja e emrave dhe e fytyrave të tyre është një akt i fundëm dëshpërimi, një demonstrim i mungesës së plotë të besimit tonë në aftësinë e policisë seksiste dhe gjyqtarëve seksistë për t’i ofruar kësaj vajze drejtësinë. Pa marrë parasysh se si mund të jetë përfundimi i sistemit tonë të thyer ligjor, së paku ta humbin vetëm një gjë, të cilën duket se burrat në vendin tonë e kanë për zemër – fytyrën.

Përtej zemërimit të çastit, unë gjithashtu do të kërkoja të mendojmë se si ky zemërim do të ndryshojë sjelljen tonë të përditshme. Kur protestat të ndalen, a do të përballemi me abuzuesit në jetën tonë apo do të vazhdojmë t’u japim atyre dhuratën e heshtjes? Si do të mund ky zemërim t’i ndryshojë ndjenjat tona ndaj njerëzve, për të cilët ne e dimë se kanë lënduar gratë dhe vajzat, qoftë me fjalët e tyre, qoftë me veprimet e tyre? Unë isha bashkëfajtore sa herë që ktheja shikimin dhe nuk thoja gjë, sepse unë nuk më ndodhte muaj apo sepse më dukej shumë e parehatshme për të thënë diçka. Duhet bërë përpjekje të vetëdijshme për të zhbërë instinktin e rrënjosur për të qenë e sjellshme dhe për të kthyer anash shikimin madje edhe atëherë kur përballesh me mungesë totale të respektit.

Kur Grupi i Grave Deputete të Parlamentit të Kosovës deklaroi të mërkurën se “secila prej nesh duhet të gjejë guximin për të çrrënjosur këto lloje të karaktereve”, a do të thotë kjo se ato së paku do të përpiqen të çrrënjosin kolegët e tyre meshkuj, të cilët në mënyrë aktive kanë lënduar, kanë poshtëruar dhe kanë shfrytëzuar gratë dhe vajzat? Unë shpresoj që vërtetë do të ndodhë kjo, dhe shpresoj se ato kanë aleatë meshkuj në parlament për të vepruar në aleancë me ta. Kjo punë duhet të bëhet nga të gjithë ne, burra dhe gra. Kështu, burrat do të rifitonin njerëzillëkun e tyre ndërsa gratë do të fitonin çlirimin.

Për vajzën që refuzoi të heshtë: Të dua. Të mbështes. Të besoj.

 

Mendimet e shprehura në pjesën e opinioneve janë vetëm ato të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e BIRN-it.