Dokument: Pozitat që mbajti këshilltari i dyshuar si agjent falë Hashim Thaçit

Ditët e fundit, opinion i Kosovës u trondit kur Branislav Nikoliq u shkarkua nga Presidenti Thaçi pas raportimeve në media se ai ishte cilësuar 10 vite më parë si agjent i shërbimeve sekrete serbe.

Në një storje televizive të Radio Televizionit të Kosovës ishin publikuar disa pamje, ku Nikoliq provonte të gjente dëshmitarë që do të dëshmonin për krimet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pas ri-publikimit të stories, Presidenti Hashim Thaçi kishte marrë vendim që ta shkarkoj nga posti i këshilltarit, Branislav Nikoliqin. Ish-këshilltari i Thaçit, Bratisllav Nikoliq është vëllai i kryetarit të Komunës së Shtërpcës, në të cilën shtrihet Brezovica.

Ai ishte emëruar në pozitën e këshilltarit nga Presidentit Thaçi në korrik të 2016, rreth 3 muaj pasi Thaçi ishte betuar si president i Republikës së Kosovës.

Mirëpo kjo nuk është hera e parë që Thaçi po emëron në një pozitë të lartë Branislav Nikoliqin.

Në mars 2012, në kohën kur Hashim Thaçi ishte kryeministër i Kosovës, kishte emëruar Branislav Nikoliqin si anëtar bordi të Postës së Kosovës.

Vendimi i emërimit të Nikoliqit si anëtar bordi mbanë nënshkrimin e Hashim Thaçit si kryeministër.

Këtu mund ta gjeni vendimin e Hashim Thaçit për emërimin e Nikoliqit.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për emërimin e Branislav Nikoliq anëtar bordi në Postën e Kosovës gjatë kohës së Hashim Thaçit.

Zyra e Presidentit kishte deklaruar se nuk kanë pasur asnjë informacion paraprak dhe zyrtar nga institucionet e sigurisë në Kosovë për përfshirjen e mundshme të Branislav Nikoliqit në aktivitete të dyshimta, për të cilat është raportuar në media.

Nikoliqit iu ishte vazhduar mandati i anëtarit të bordit të Postës edhe njëherë në shtator të 2015.

Në këtë kohë, kryeministër kishte qenë Isa Mustafa, ndërsa zëvendëskryeministër Hashim Thaçi.

Këtu mund ta gjeni vendimin e Qeverisë së Isa Mustafës, që mbanë nënshkrimin e tij.

Vendimi i Qeverisë për vazhdimin e detyrës së anëtarit të bordit për të dytën herë gjatë kohës së Isa Mustafës.

Posta e Kosovës- – Bordi Politik që Dëshmon Pafuqinë e Kryeministrit