Debat për rolin e grave në pozitat vendimmarrëse

Një diskutim i organizuar për shënimin e 20 vjetorit të Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Gratë, Paqen dhe Sigurinë për Ditën e Hapur Globale të Kosovës u mbajt në Prishtinë.

Debati, i cili mbulon një sërë çështjesh lokale, rajonale dhe globale, mblodhi rreth 200 pjesëmarrës, duke përfshirë ekspertët vendas dhe ndërkombëtarë, udhëheqës të shoqërisë civile dhe politikanë për të diskutuar rolin e grave në pozita udhëheqëse, duke u angazhuar në debatin mbi reformën ligjore në Kosovë drejt drejtimit barazisë gjinore.

Dita e Hapur Globale e Kombeve të Bashkuara, e organizuar nga OKB dhe Zyra e BE-së në Kosovë, ofron një platformë ku zërat e grave mund të dëgjohen dhe ofrojnë mundësi për të rishikuar zbatimin e Rezolutës 1325, e cila implikon vendet për të përfshirë gratë në të gjitha nivelet vendimmarrëse.

Sipas panelistëve, iniciativat për marrjen e vendimeve për përfshirjen e grave janë ende të pamjaftueshme në praktikë.

Përkundër presionit për të përfshirë më shumë gra në pozitat vendimmarrëse dhe respektimin e të drejtave të tyre, aktivistët e shoqërisë civile të përfshira në debat thanë se institucionet e Kosovës nuk po punojnë mjaftueshëm për të ndryshuar këtë gjendje.

Igballe Rogova aktiviste e të drejtave të grave dhe drejtoreshë e  Rrjetit të Grave të Kosovës, ka thënë se kuota gjinore e kërkuar për pjesëmarrje në Parlament ka ndihmuar shumë në përfshirjen e grave aty.

Rogova e ka quajtur ekipin negociator që u zgjodh në dhjetor për të përfaqësuar Kosovën në dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli midis Kosovës dhe Serbisë “i gërditshëm”, pasi që përbëhet nga vetëm burra.

“Jam shumë e habitur me strukturën e ekipit tonë. Ne do të kishim të njëjtën strukturë në parlament nëse nuk do të kishim kërkuar kuotën gjinore “, tha Rogova.

“Institucionet po shkelin Ligjin për Barazi Gjinore”, vazhdoi ajo. “A nuk ndiheni të tmerrshëm, duke parë atë foto të ekipit negociator me të gjithë burra? Nuk e kanë marrë Dhuratën, të vetmen ministre, e cila udhëheq edhe Ministrinë e Integrimeve Evropiane”, tha Rogova.

Nga ana tjetër, Ardian Arifaj, këshilltar politik i presidentit të Kosovës, tha se ne duhet të shohim përtej statistikave të përfshirjes së grave në institucionet e vendit tonë, pasi që sipas tij nuk pasqyrojnë realitetin.

“Nuk duhet të dekurajohemi; ne duhet të shohim përtej statistikave. Presidenti i Kosovës ka angazhuar një këshilltar femër, por ajo nuk paguhet nga buxheti i shtetit, prandaj nuk është pjesë e statistikave”,tha Arifaj.

Arifaj tha se zbatimi i ligjit dhe promovimi i grave do të përmirësonte përfaqësimin e tyre në jetën politike të Kosovës.

“Jemi shumë të lumtur që ne kemi gra të kualifikuara në zyrat tona. Gratë duhet të jenë më të përfshira në vendimmarrje, në reformën zgjedhore përmes kuotës gjinore, zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe promovimin e rolit të grave në politikë, “shtoi ai.

Naim Rashiti, drejtor i OJQ-së Grupi për Hulumtime të Politikave Ballkanike, BPRG, tha se kuota gjinore duhet të rritet dhe të zgjerohet në institucione të tjera përveç Kuvendit të Kosovës.

Rashiti tha se ata po punojnë për të pasur një kuotë gjinore “të imponuar” në qeveri, duke përfshirë gratë në ministritë e qeverisë dhe komisionet parlamentare.

“Mendoj se duhet të dalim jashtë fushatave dhe të marrim vendime konkrete në lidhje me përfaqësimin gjinor. Ndryshimi duhet të fillojë me përfaqësimin e grave në institucione”, tha Rashiti.

“Kuota duhet të hyjë edhe në ligjin për Qeverinë, në të gjitha ato ministri duhet të ketë caktim kuote për secilën ministri, presidenca duhet të marrë iniciativa të ndryshme me fushata dhe ajo ka obligim për këtë përfaqësim të drejtë,” vazhdoi ai.  “Qytetarët e këtij vendi kërkojnë më shumë ministra, sekretar permanent e nëpër ekip negociator e për kualitet të flasim më vonë, ne po lodhemi duke e ftuar vetëm Dhuratën nëpër konferenca se vetëm ajo, sikur të kishte pasur më shumë gra kishim pas ma shumë mundësi”, tha Rashiti.

Tatjana Lazareviç, redaktore e portalit serb KoSSev, ndau përvojën e saj si gazetare, duke rrëfyer raporte të botuara në mediat serbe në vitet 1990 dhe fillim të viteve 2000 që nuk përfshinin kurrë gra.

“Aktorët, gjyqtarët, oficerët e policisë, lojtarët e futbollit, VIP, këta janë njerëz të cilët në njëfarë mënyre e shënuan këtë epokë të hidhur. Kishte vetëm dy gra në të gjitha këto shfaqje që pashë, dhe ata ishin fotografuesja dhe intervistuesja “, kujton ajo nga shikimi i një dokumentari serb në lidhje me vitet ’90.

“Përgjatë viteve të luftërave dhe krizës ekonomike nëpër Ballkan, nuk ka rëndësi në cilën pjesë të Ballkanit, por kanë qenë gratë ato që kanë mbajtur familjet në mbijetesë, kanë bërë që shoqëria të vazhdojë dhe disi edhe pse ne ende jemi në këtë patriarkat, disi meshkujt janë duke humbur këto beteja”,vazhdoi ajo.

“Definitivisht, nuk ka aq shumë zëra të grave sa ne kemi nevojë, e në këtë rast po flas më konkretisht për komunitetin serb, por gjithashtu edhe duke u bazuar në përvojën e grave nëpër të gjithë Ballkanin”.

Gjatë panelit, Linda Shahini, një student nga Lipjani, pyeti këshilltarin politik të Thaçit, Arifaj se cilat hapa do të ndërmarrë presidenti për të përmirësuar zbatimin e Ligjit për Barazi Gjinore, si dhe për rolin që gratë deputete duhet të luajnë në implementimin e këtij ligji.

Sipas Arifaj, presidenti nuk ka pushtet ekzekutiv në zbatimin e Ligjit për Barazi Gjinore. Ai tha se emancipimi i grave dhe përfshirja e tyre nuk mund të ndahen nga përfshirja e burrave.

Arifaj shtoi se përfshirja e burrave dhe grave në pozita vendimmarrëse do të ishte shumë e vështirë nëse do të “kthehej në betejë midis gjinive”, por sipas tij duhet të jetë diçka që mund të arrihet “përmes partneritetit ndërmjet gjinive”.

Kur e shtyu anëtarët e publikut për të komentuar për faktin se gratë deputetët nuk protestuan për të pasur vetëm burra për ekipin e dialogut të Kosovës, Rogova tha Rugova tha se nuk do të flasë keq për asnjë grua në çfarëdo pozite në Kosovë dhe se mburret me gratë në parlament për shkak të punës që ato bëjnë dhe bashkëpunimit me shoqërinë civile.

Rashiti tha se gratë në politikë kanë nevojë për instrumente ligjore që rrisin përfaqësimin e tyre në parlament dhe institucione të tjera dhe kjo do të bllokonte proceset politike kur nuk ka përfaqësim të barabartë.

Jovan Zhivkoviç, një përfaqësues i grupit punues për të rinj të rinj të Task Forcës së OKB-së, u kërkoi panelistëve se pse gratë në komunitetet minoritare nuk janë të përfshira në vendimmarrje.

Reshat Gashi, një zyrtar qeveritar për barazi gjinore, tha se infrastruktura ligjore është mjaft e mirë, por duhet të zbatohet dhe vlerësohet. Gashi pastaj i pyeti panelistët e tjerë nëse prona e tyre familjare ishte regjistruar nën emrin e bashkëshorteve të tyre.

Dafina Krasniqi, një student, e pyeti Arifajn pse zyra e presidentit nuk punësoi asnjë grua si këshilltare dhe nëse ata dyshojnë në aftësinë e një gruaje për këtë pozitë.

Sipas Arifaj, e gjithë prona e familjes është e regjistruar në emrin e gruas së tij, ndërsa për praninë e grave në zyrën e presidentit, ai tha se është “adekuat” por “jo i kënaqshëm”.

Rashiti tha se ai është pronar i pronës së tij dhe nuk ka rëndësi nëse kjo pronë është e regjistruar bashkërisht nën emrin e tij dhe gruas së tij, sepse “shumica e njerëzve sot jetojnë me qira”.

Ligji mbi regjistrimin e pronës nën emrin e të dy partnerëve, grave dhe burrave, është dashur të trajtojë padrejtësinë tradicionale të pësuar nga gratë në Kosovë, ku 83% e të gjitha pronave të regjistruar janë trashëguar dhe regjistruar në emër të burrave. Ligjet e reja për gratë për të marrë pronën e tyre në pronësi të tyre, supozonin që të inkurajonin më shumë burra për të ndarë pronësinë e përbashkët me partnerët e tyre, qoftë ato bashkëshorte apo motra.