Imazh nga një spot parazgjedhor i kandidatit për kryeministër, Ramush Haradinaj.

Cili Është Kuptimi i Këtyre Zgjedhjeve?

Fushatat politike, si ajo e Kosovës për momentin, janë lidhje kakofonike njerëzish ku politikanët—të kaliturit dhe të rinjtë – shkëmbejnë grushte, ofendime, lajka, gënjeshtra të panumërta, shtrijnë të vërtetën e pambrojtur, gërmojnë baltë dhe ia hedhin njëri-tjetrit, dhe bëjnë çfarëdo tjetër që duhet vetëm për të fituar zgjedhjet. Taktikat e dobëta politike gjatë sezonit të zgjedhjeve nuk janë asgjë e re. Këto ishin incizuar qysh në shekullin e parë Romak (para erës sonë) kur Quintus Cicero, një politikan strateg romak, duke u munduar t’ia fitonte vëllait të tij, Marcus Cicero, një vend për zgjedhje, shkroi Udhëzim i Shkurtër për Fushata Zgjedhjesh. Në të ai këshillonte vëllain e tij t’u bënte sa më shumë premtime votuesve. “Është në natyrën e njerëzve që të gënjehen, sesa t’u thuhet e vërteta që s’mund të arrish aq shumë,” ishte një pjesë e përcjellë nga Quintus në shkrimin e tij të famshëm me këshilla. Tani, sikur atëherë, votuesit kërkojnë përgjigje, mesazhe stimuluese dhe premtime që ditë më të mira po i presin dhe që këta që po luftojnë për karrige mund t’i mbajnë ato premtime. Pothuajse asnjë politikan që dëshiron të zgjidhet nuk mund ta përballojë t’i shmanget manipulimit të së vërtetës dhe dobësisë politike gjatë një fushate.

Kjo mund të jetë qasje cinike ndaj një tjetër momenti të favorshëm për ndryshime në Kosovë, por le të jemi të sinqertë: asnjë diskutim i politikave substanciale që do të mund të sillte ndryshim pozitiv nuk është mbajtur deri tani dhe as që pritet të mbahet gjatë fushatës. Sado mallkuese që është për këtë shtet në vështirësi, këto zgjedhje nuk janë asgjë më tepër se një tjetër grindje çrregullimi e një klase politike që marshon drejt një drejtimi të pasigurt me perspektiva të zymta. Madje duket që çfarëdo demokracie të përballojë Kosova, ajo është fundosur në një instinkt thelbësor manovrues që përshin parti politike sa andej sa këndej përderisa ndahen, bashkohen apo përzihen apo bëjnë çfarëdo marrëveshjesh të imagjinuara vetëm që të fitojnë. Votuesit papritur gjejnë veten para një vorbulle pa kuptim dhe tregti kuajsh të politikanëve apo llafe të pakuptimta se kush-çfarë-bëri-dhe-ku-shkoi që dominon në ciklin e lajmeve 24 orë. I gjithë shteti po mbytet nën një ortak gjepurash, e cila më së miri mund të përshkruhet si një shfaqje rrugësh politike me palaço që marrin pjesë në këtë maskaradë kinse demokracia po vepron.

Çka tash e tutje? Cili është drejtimi që dikush synon të ndjekë në këtë situatë? A ka ndonjë vlerë votimi në këto zgjedhje për personat më të varfër dhe më të izoluar në Europë? Ndonjë kuptim për një kosovar/e të ri/e, të pa arsimuar, të trajnuar në mënyrë jo-kualitative, të papunë, dhe pa perspektivë. Ndonjë domethënie për një gjeneratë të tërë të nxënësve të pashpresë, të zhytur në humnerën e sistemit arsimor, i cili nuk ushqen, por fyen inteligjencën e tyre? Diçka për të moshuarit e të sëmurët të cilët janë të frikësuar nga tmerri i ashtuquajturit kujdes shëndetësor, të ofruar nga mjekët, të cilët për një kohë të gjatë tani, kanë falimentuar profesionalisht e moralisht. Ndonjë kuptim për këdo, përveç këtyre politikanëve të pamëshirshëm, përfshirë familjet dhe fëmijët e tyre? Ndonjë domethënie, çfarëdo që të jetë ajo?  Pyetjet e sapo listuara janë të vështira, dhe realiteti është se rezultati i këtyre zgjedhjeve, me gjasë, nuk do ta adresojë asnjërën nga të mësipërmet – jo në një mënyrë domethënëse. Megjithatë, kjo nuk është po aq e pashpresë sa edhe duket.

Përvoja e gjatë tregon se, ndonjëherë, zgjedhjet kanë të bëjnë më pak me prezantimin e politikave substanciale, dhe më shumë me shkrirjen politike dhe atë profesionale të përfaqësuar nga individë të rinj, ide të reja, sado të pamjaftueshme dhe të papërsosura të jenë ato. Është e lehtë të harrohet sa e rëndësishme është kjo vepër që parimisht duket simbolike, për një demokraci të dobët, si ajo e Kosovës.

Është pikërisht ky shndërrim institucional, që këto zgjedhje, duken të synojnë, e jo të sjellin ndonjë ndryshim të rëndësishëm pozitiv në një mori çështjesh të rënda, ose të nxisin zhvillim ekonomik. Rrugëtimi i Kosovës drejt një ekonomie të qëndrueshme, me një fuqi punëtore poashtu të qëndrueshme, dhe standarde të denja të jetesës, është i gjatë, dhe një ose dy cikle zgjedhjesh nuk do ta shkurtojnë këtë rrugë. Megjithatë, ciklet e zgjedhjeve të sapopërmendura do të sigurojnë dinamizmin që ushqehet në përçarje të domosdoshme të forcimit politik dhe të situatës aktuale. Marrë nga ky këndvështrim, këto zgjedhje janë në shërbim të demokracisë së Kosovës, sado abstrakte që mund të tingëllojnë karshi numrit të problemeve të përmendura më sipër, dhe te njerëzit në kërkim të një pune, ose atyre që i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë.

Edhe pse nuk presim që këto zgjedhje të rezultojnë me një ndryshim të menjëhershëm, nuk do të thotë që nuk duhet ta konsiderojmë këtë mundësi për ndryshim. Në këtë situatë aktuale, është mëse e rëndësishme, që të menduarit për domethënien e votës suaj të jetë i thellë, dhe të shqyrtuarit i personave, të cilët ju i mbështetni e jo i atyre me të cilët nuk pajtoheni, të jetë i ashpër. Besnikëria e verbër për parti, regjionalizmi dhe fraksionalizmi, ulin më tej çdo përpjekje për një ndryshim domethënës. Mbetet një iluzion të mendosh se votimi kundër një partie politike është mjaftueshëm për ta pritur në vijim ndryshimin. Votimi kundër dikujt është një përpjekje për ta mohuar të kaluarën, por kjo, jo domosdoshmërisht do ta sigurojë të ardhmen. Në të njëjtën mënyrë, votimi pro vazhdimësisë së gjendjes aktuale, redukton mundësinë për paraqitjen e ideve dhe njerëzve të rinj, sado zgjedhje të papërvoja e të papërsosura mund të duken nga perspektiva e atyre që janë kundër ndryshimit të situatës së tanishme.