Bonbonet prej Anglisë që ndihmojnë kosovarët

Diçka që filloi me hapa të pasigurt derisa ajo mësoi vallet vendore është zgjeruar deri në përfshirjen nëpër shkolla anembanë vendit të përkrahjes së edukimit qytetar.

Ka pasur një përkushtim të veçantë për krijimin e lidhjeve mes shkollave për fëmijë me nevoja të veçanta dhe të tjerë. Tash ajo vazhdon këtë lidhje prej një fshati në Angli ku përpunon çokollata të specializuara që shiten për të mirën e organizatave humanitare në Kosovë.

Jane është trajnuar nga mjeshtri botëror për çokollatë, Ruth Hinks dhe prej punëtorisë së saj në Somerset ajo krijon brendin “Gilbert & Swayne” me kombinime magjepsëse me çokollatë që përfshijnë ajkë të freskët me erëza siç janë limoni dhe lovori, boronica, dëllinjë dhe cassis, kremi nga dredhëzat dhe mjalta, tarragoni dhe kripa e detit.

Kombinimi i këtyre shijeve të jashtëzakonshme me çokollatë ndoshta duket shumë ndryshe nga  shkollave verore në Gjakovë që janë udhëhequr nga Jane prej vitit 2005 deri në vitin 2009, ku janë angazhuar edhe nxënës të shkollave të mesme të Kosovës, përfshirë nxënës të shkollës ku punonte Jane në Angli, si dhe nxënës kosovarë me nevoja të veçanta dhe jetimë të luftës.

Megjithate, këto ëmbëlsira luksoze janë vetëm pjesë të fundit të qasjes së saj ndaj mobilizimit dhe përzierjes së të gjithë burimeve të disponueshme.

Prej secilës çokollatë që shitet, Jane jep 10 pence (12 euro cent) për punë humanitare.

Deri tani organizatat humanitare përfituese nga Somerset kanë përfshirë organizata vendore siç është një spital për njerëz me sëmundje të pashërueshme, një projekt për muzikë dhe vallëzim për rini dhe një shoqatë që ofron përkrahje për njerëz me kancer të gjirit.

Por Jane gjithashtu nuk i ka harruar ata me të cilët është takuar në Kosovë.

Ajo prej përfitimeve të saj prej çokollatës ka ndihmuar OJQ-në  “Kosovo Youth Education Trust” që e ka themeluar vetë si dhe OJQ-në kosovare “The Ideas Partnership”.

Filozofia e “The Ideas Partnership” është që të përkrahë gratë prej komuniteteve të margjinalizuara për punë në ndërmarrje të vogla për përpunimin e sapunëve, bizhuterisë dhe çantave të punuara me dorë.

Mund të imagjinojmë këtë zonjë elegante në atelienë e saj duke marrë shije të çokollatës prej lugës, derisa në Fushë-Kosovë gratë  tjera përziejnë brumë për sapunë me aromë limoni, duke ditur që fëmijet e tyre kanë mbështetje për shkollim në sajë të donacionit të “Gilbert & Swayne”.

Jane thotë se ajo do që me çokollatat e saj të ndihmojë kudo që mundet.

Ajo thotë se të gjithë çokollatat që përdoren janë regjistruar me “Fair Trade” (me ‘treg fer’) që do të thotë se kakao është kultivuar prej njerëzve që marrin një rrogë të arsyeshme e cila u jep dinjitet për jetën e tyre.

 Jane thotë se “dua të blej vetëm atë çokollatë që prodhohet prej fermerëve me qasje në arsim cilësor për fëmijët e tyre”.

E ky është vetëm fillimi – Jane po planifikon që së shpejti të prodhojë dhe të shesë 3 mijë çokollata në javë.

Për momentin strategjia e saj është me “pop-up shops” të përkohshëm si panaire dhe pazare të fermerëve si dhe hapjen e një shitoreje afër atelieut të saj.

Por Jane do të pranojë edhe me porosi online (përmes [email protected]).

Nëse bazohemi në shkollat verore që ka organizuar Jane në Kosovë – që janë përhapur prej Gjakovës  deri në Rahovec dhe në vitin 2013 në Prishtinë – mund të presim sërish zgjerim të shpejtë.

Me kreativitetin që ka treguar Jane deri tani në bashkimin e Britanisë së Madhe me Kosovën, ndoshta gjithashtu duhet të presim që në Kosovë të kemi oferta të reja të “Gilbert & Swayne”.

Ndoshta “Truffle” me shijë makiatoje? Ose – mbasi tashmë ka eksperimentue me verë molle të Somerset dhe shije të tjera me alkool siç janë shampanja dhe Cointreau apo – pse jo një çokollatë me raki përbrenda që mund të sjellë tek anglezët shijet e Kosovës?

 

Elizabeth Gowing është bashkëthemeluesja e “The Ideas Partnership”, një OJQ-je kosovare që motivon vullnetarët për luftimin e sfidave në edukim, trashëgimi kulturore dhe mjedis. Gjithashtu është autorja e “Travels in Blood and Honey; becoming a beekeeper in Kosovo” (Signal Books, 2011) dhe “Edith and I; on the trail of an Edwardian traveler in Kosovo” (2013) – www.edith-and-i.com – për Edith Durham. Mund të kontaktohet në [email protected]