BIRN Publikon Raportin

Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) do ta publikojë raportin e monitorimit të prokurimit publik për vitin 2014.

 

Raporti i titulluar “Arka e Favoreve” përfshin elemente shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me shpenzimin e parasë publike nga ana e institucioneve lokale, qendrore dhe atyre të pavarura brenda 12 mujorit të kaluar.

Raporti tregon se si u pasuruan nëpërmjet prokurimit publik njerëz të besueshëm të politikanëve të fuqishëm, të afërm të politikanëve e zyrtarëve të prokurimit.

Dokumenti është i ndarë në 7 kategori dhe përfshin 168 autoritete kontraktuese të cilat kanë zhvilluar procedura përmes prokurimit.

Në të, përmes të dhënave statistikore paraqiten kategoritë të cilat shpenzojnë më së shumti para nga buxheti i vendit, rastet në të cilat janë vërejtur dyshime në ndjekjen e procedurave të parapara me ligj dhe rastet të cilat janë nën hetime nga organet e drejtësisë gjatë vitit 2014.

Ky raport gjithashtu ofron rekomandime për institucionet relevante në fushën e prokurimit se si t’i qasen në mënyrë më të drejtë procesit të prokurimit.

Publikimi i raportit do të bëhet të hënën në orën 11:00 në hotel “SIRIUS” në Prishtinë.

ETIKETA

07 Shkurt 2015 - 17:57

Gazeta Jeta në Kosovë 07/02/2015 - 17:57
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight

BIRN Publikon Raportin

by Gazeta JNK
NA NDIQNI

Send this to a friend