Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, Valon Prestreshi Foto: Facebook

Auditori thotë se AKK nuk i ka protokolluar faturat

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, nuk i ka protokolluar faturat e pranuara gjë e cila rrit rrezikun e humbjes apo pagesës së dyfishtë të të njëjtës faturë.

Kjo e gjetur është bërë nga Zyra Kombëtare e Auditimit, ku thuhet se sipas rregullës financiare nr. 01/2013, të gjitha faturat të cilat pranohen/protokollohen duke i zbatuar procedurat e kontrollit të brendshëm për qarkullim të dokumentacionit. Në këtë aspekt sipas Auditorit faturat e pranuara duhet të protokollohen dhe të evidentohen në librin e faturave.

“Ne vërejtëm që jo të gjitha faturat e pranuara nga OE ishin protokolluar dhe kishin datën e pranimit nga AKK. Gjatë testimet të pagesave në 10 raste faturat nuk ishin protokolluar”, thuhet në raport.

Sipas Auditorit buxheti final për kategorinë mallra dhe shërbime dhe shërbimet komunale ishte 72,861 euro. Prej tyre ishin shpenzuar 53,430€ apo 73% e buxhetit final.

Pjesa më e madhe e shpenzimeve në këto kategori sipas Auditorit përfshijnë shpenzimet e udhëtimeve zyrtare, dreka zyrtare, furnizim për zyrë dhe shpenzimet e telefonisë mobile.

Gjithashtu, Auditori ka vërejtur se AKK, kishte edhe mungesë të Planit Strategjik dhe mungesë të monitorimit të rreziqeve.

Sipas Auditorit, AKK nuk kishte hartuar planin strategjik, siç kërkohet me procedurat e MFK-së, ku përcaktohen objektivat strategjike dhe mënyra e realizimit të tyre në periudhën afatgjate.

“AKK kishte përgatitur një listë të menaxhimit të rrezikut e cila kërkohet me rregullat e MFK-së dhe rregullën financiare 01/2010. Megjithatë, ky regjistër nuk menaxhohet në mënyrë sistematike sa i përket azhurnimit dhe monitorimit se si janë ndërmarrë veprime për të zbutur këto rreziqe”, thuhet në raport.

Mungesa e planit strategjik, sipas këtij raporti e pamundëson trajtimin e çështjeve të cilat janë të domosdoshme për përmirësimin e efikasitetit dhe monitorimin e progresit drejt arritjes së rezultateve të dëshiruara në periudha afatgjate.

Sipas raportit mungesa e azhurnimit të regjistrit të rreziqeve ndikon në zvogëlimin e cilësisë së shërbimit