Akuzohen për Mashtrim në Zgjedhjet 2010 (TV)

Zemri Bushi, Amir Bushi, Bajram Bushi, Besnik Reqi, Muhabi Bushi, Valentina Bajramaliu dhe Shyrete Shiti që të gjithë nga Hani i Elezit akuzohen nga Prokuroria Themelore në Ferizaj se në ditën e zgjedhjeve parlamentare më 12 dhjetor 2010, në vendvotimin e vendosur në shkollën fillore “Ilaz Thaqi”, në cilësinë e komisonerëve kanë falsifikuar rezultatet e zgjedhjeve.

Sipas aktakuzës së ngritur në nëntor të vitit 2011, këta komisionerë, një kandidati i kanë shtuar 558 vota, kurse një tjetri i kanë hequr 324 vota, kështu që kanë ndikuar që rezultatet të mos jenë të sakta.

Këtë e ka konstatuar edhe qendra e rinumërimit në Fushë-Kosovë, ku ka vërejtur se ka mospërputhje të formularëve të votimit.

Asnjëri nga të akuzuarit nuk e pranoi fajësinë para trupit gjykues.

Seanca e radhës u shty në afat të pacaktuar për t’u prezantuar prova të reja.