Akuzohen për Mashtrim në Votime

Në gjykatën komunale të Gjakovës është mbajtur një seancë gjyqësore të entjen kundër tetë të akuzuarve për mashtrim në votime të cilët gjatë kohës së zgjedhjeve ishin në cilësinë e komisionerëve.

R.B, G.K, A.H, G.K, V.J, P.O, A.K dhe I.N akuzohen se gjatë zgjedhjeve të fundit kanë falsifikuar rezultatin e votimit. 

Sipas raportit të auditimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, KQZ të akuzuarit nuk i kanë future 11 vota të partisë serbe SKMS (Srpska Kosovskometohijska Stranka) dhe 38 vota të Lëvizjes Vetëvendosje në formularin përfundimtar të votimeve. 

Të akuzuarit kishin nënshkruar formularin që tregon rezultatin përfundimtar dhe thekson se as SKMS dhe as Vetëvendosje nuk kanë asnjë votë të vetme në shkollën e Jabllanicës “Dëshmorët e Kombit”. 

Të akuzuarit ishin shprehur të habitur për faktin se partia serbe kishte fituar ndonjë votë pasi që asnjë qytetar i komunitetit serb nuk jeton në Jabllanicë. 

Të akuzuarit i propozojnë Gjykatës që në cilësi të dëshmitarëve të thirren edhe auditorët të cilët e kanë përpiluar raportin e auditimit si dhe nëse është e mundshme të sjellet edhe kutia e votimit për numërimin e votave në gjykatë. 

Këtë propozim të të akuzuarve nuk e ka kundërshtuar edhe Prokurori publik komunal i Gjakoves.

Gjykata e aprovon propozimin e të akuzuarve dhe thirren në cilësi të dëshmitarëve auditorët të cilët e kanë përpiluar raportin si dhe kërkohet që të sillet kutia e votimit me numër 02, në vendvotimin 20C01D.