Gjithçka rreth kuletës së shtetit, flet Bedri Hamza

Sonte në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, do të transmetohet intervista me Ministrin e Financave, Bedri Hamza.

I pari i kuletës së shtetit do të flasë lidhur me menaxhimin e parasë publike, sidomos në çështje që janë diskutuar publikisht.

Hamza do të flasë për rritjen e pagave, marrëdhënien e shtetit me kompanitë e mëdha të kontraktuara, kreditë e shtetit e të tjera.

Ai gjithashtu do të flasë lidhur me zgjedhjen e drejtorit të ri të Administratës Tatimore të Kosovës.

Emisionin “Jeta në Kosovë” mund ta ndiqni çdo të enjte në orën 20:15 në RTK dhe repriza të premten në mesditë.