Gjilani zgjedh prioritetet për kornizën buxhetore 2019-2021

Në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme Buxhetore 2019-2021, Gjilani ka kërkuar që Teatri i Qytetit, zjarrfikësit, arsimtarët dhe shëndetësia të trajtohen me prioritet dhe të mbulohen me mjete buxhetore nga granti.

Kështu njotoi Kryetari i kësaj komune, Luti Haziri përmes një statusi në Facebook.

Në takim të kryetareve të Komunave të regjionit juglindje, prezentuan edhe kryesuesit, drejtorët për buxhet, ndersa nga qeveria zëvendës ministri, Fatmir Gashi, drejtori i Buxhetit të Republikës, Salvador Elmazi, sikurse edhe përfaqësues të MAPL, MSH dhe MASHT!