Gjilani vendosi pllakë përkujtimore në shtëpinë ku jetoi Agim Ramadani

Kryetari i komunës së Gjilanit, sot ka vendosur një pllakë në shtëpinë ku ka jetuar heroi Agim Ramadani, në fshatin Zhegër.

Përmes rrjetit social Facebook, i pari i kësaj komune ka thënë se  familja Ramadani duhet të jenë krenar për kolosin e Karadakut.

“Vendosja e kësaj pllake të shenjëzimit në shtëpinë ku ka jetuar Agim Ramadani, është më e pakta që ne mund të bëjmë karshi kontributit të kolosit deri në flijim. Familja Ramadani duhet të jenë krenarë për tërë jetën dhe kjo është vetëm një përkujdesje e jona për këtë kolos të Karadakut!”, ka shkruar Haziri.