ilustrim

Gjilanasi arrestohet pasi u kap me drogë

Në rrugën “Qarkore” në Gjilan është arrestuar një person për posedim të substancave narkotike.

Policia e Kosovës ka njoftuar dje rreth orës 01:00 pas mesnate i dyshuari është arrestuar pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë narkotike e dyshuar si marihuanë me peshë 2.5 gramë.

Sipas policisë, pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.