Gjilani

Gjilan, sulm fizik ndaj një të mituri

Një i mitur në  Gjilan ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga një tjetër person .

Sipas Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjatë intervistimit ka deklaruar se posedon një pushkë gjuetie me leje të skaduar, e cila më pas është konfiskuar.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 08:00, në fshatin Ponesh të komunës së Gjilanit.