Foto: Ilustrim

Gjilan, rrihen mes vete gjashtë burra, lëndojnë një grua

Policia e Kosovës ka raportuar se në rrugën “Zija Shemsiu”, në Gjilan pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti gjashtë të dyshuar meshkuj.

Si pasojë e lëndimeve trupore ka pësuar një grua, e cila është dërguar për trajtim mjekësor.

Sipas raportit policor të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.