Ilustrim - Rrethoja të burgut

Gjilan: Oficerët e burgut zbulojnë drogë në rrobat e të paraburgosurit

Dje rreth orës 13:25, në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, gjatë një kontrolle fizike të një të paraburgosuri nga oficeret korrektues, në prezencën e dy zyrtarëve policor, në rrobat e të paraburgosurit janë gjetur substanca të dyshuara narkotike.

Sherbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se lidhur me rastin është njoftusr edhe Njësiti Antidrogë.

“Lidhur me  këtë rast, oficeret korrektues kanë lokalizuar substancën e dyshuar narkotike dhe me njëherë kanë njoftuar Njësitin Antidrogë të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

SHKK ka thënë edhe se “me qëllim të eliminimit të dukurive negative nëpër institucionet korrektuese, Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë ta ketë primare rritjen e nivelit të sigurisë”.