Gjilan, kamionistët nuk ‘mbushen mend’, vazhdojnë qarkullimin në rrugën e ndaluar

Ende pa u bërë tre ditë nga aksidenti tragjik në Gjilan ku mbeti i vdekur një person dhe të plagosur 27, në rrugët e këtij qyteti po vazhdojnë rreziqet.

Aksidentin e së enjtes e shkaktoi një kamion që kishte defekte teknike dhe po kalonte në një rrugë ku ndalohet qarkullimi i mjeteve të rënda.

Në rrugën ku ndodhi aksidenti nuk lejohet lëvizja e automjeteve me mbi 7.5 ton peshë.

KALLXO.com ka siguruar video ku shihet qarkullimi i një kamioni me një madhësi të ngjashme pikërisht në vendin afër së cilit ndodhi aksidenti.

Nga aksidenti në Gjilan mbeti i vdekur Qerim Çoqaj nga Gjilani, ndërsa 27 persona të tjerë mbetën të lënduar.

Policia në Gjilan ka deklaruar se aksidenti i cili përveç dëmeve materiale shkaktoj edhe pasoja në njerëz,  ka ndodhur për shkak se frenat e kamionit nuk kanë funksionuar.

Në lidhje me rastin janë arrestuar shoferi i kamionit, të cilit sot i’u caktua masa e parburgimit prej 30 ditëve, si dhe  pronarit të kompanisë V.T është ndaluar mbrëmë nën dyshimin për mbikëqyrje të pandërgjegjshme të trafikut publik.