Gjilan: Hetohet Rasti i Vdekjes në Rrugë

Hetimet policore për vdekjen në rrugë të Gjilanasit ende janën duke vazhduar.

Gati një javë pas vdekjes në rrugë të 63 vjeçarit, Mustafë Hetemi nga Gjilani, ende nuk ka dhënë përgjegjësi askush për këtë rast. Hetuesia po e heton rastin ndërsa, familjarët e të ndjerit kanë paralajmëruar padi kundër të gjithë atyre që nuk kishin ofruar ndihmë të ndjerit. Hetemi vdiq në njërën nga rrugët e qytetit ndërsa rasti i tij u komentuar shumë për faktin se askush nuk i kishte ofruar ndihmë/21Media