Gjilan: Gruaja obligohet të abortojë dhunshëm në muajin e pestë

Policia ka arrestuar një burrë nga Gjilani me dyshimin se e ka obliguar gruan e tij të kryej abort të dhunshëm.

Sipas njoftimit të policisë gruaja ishte në muajin e pestë të shtatzënisë.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera për formën e obligimit për të abortuar apo klinikat se ku është kryer.

Personi është paraburgosur me urdhër të prokurorisë ndërsa rasti është duke u hetuar.

KALLXO.com do ju mbajë të informuar gjatë ditës për detajet rreth këtij rasti.