Ilustrim

Gjilan, e kanos me armë zjarri viktimën, pasi prishen në pazar për veturën

Pas mosmarrëveshjeve rreth pazarit të veturës, një person i dyshuar e ka kanosur me armë një qytetar në Gjilan.

Policia ka njoftuar se personi i dyshuar për kanosjen është në arrati dhe se me vendim të prokurorit rasti është duke u hetuar.

“Në rrugën “Muharrem Ibrahimi” në Gjilan me datë 27.07.2018 rreth orës 22:45  viktima mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje, prishjes së pazarit për një veture është kanosur me armë zjarri nga i dyshuari në arrati mashkull K/Shqiptar. Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet të hetohet nga policia”, njofton Policia.

Po ashtu në Gjilan dje raportohet se ka ndodhur një tjetër përleshje në mes disa personave, meqë rast njëri ka mbetur i lënduar dhe ka marrë ndihmën mjekësore.

Siç njofton Policia dy persona të dyshuar janë arrestuar dhe janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

“Në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Gjilan, me datën 27.07.2018 rreth orës 23:00, viktima mashkull Shqiptar, ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj K/Shqiptarë. Viktima ka marrë tretman mjekësor ne spitalin rajonal Gjilan, ku pas tretmanit mjekësor lirohet. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendimin e prokurorit dërgohen në qendrën e mbajtjes”, njofton Policia.