Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Gjilan, arrestohet një person për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Një person në Gjilan është arrestuar dje nga policia për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari është arrestuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare në periudhën kohore 20018- 2019.

Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, policia ka bërë dje kontrollimin e zyrës si dhe të shtëpisë së të dyshuarit, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë sekuestruar përkohësisht katër USB, 16 bllok dëftesa, katër zarfe me fletë dëftesa, shtëpizë kompjuteri, si dhe dokumente të ndryshme të cilat do të përdoren në procedurë të mëtejme si dëshmi materiale.

I dyshuari për këtë rast, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregull.