Foto: Ilustrim

Gjilan, arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje dhe posedim të drogës

 Njësitet patrulluese nga stacioni Policor i Gjilanit, gjatë kohës kur po  patrullonin në rrugën “Idriz Seferi”  gjatë kontrollimit të dy personave në një veturë të parkuar skaj rrugës, njëri nga të dyshuarit ka ikur nga policía.

‘Zyrtarët policorë kanë filluar ndjekjen dhe më pas kanë arritur ta ndalojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin A.S. Gjatë kontrollit policía tek i dyshuari ka gjetur armë zjarri me tre fishekë’’ thuhet në njoftimin e policisë.

Policia poashtu ka njoftuar se nën dyshimin se i arrestuari posedon substancë të dyshuar narkotike ka kontrolluar banesën e tij në  Gjilan në të cilën është gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike me peshë 1.7 gram.

I dyshuari i cili ngarkohet për veprat penale ‘ Posedim i paautorizuar i narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike’ dhe ‘ mbajtje në pronësi, kontroll e pa autorizuar e armës’, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.