Ilustrim: Mbyllja e një lokali nga ATK - Foto: KALLXO.com

Gjetjet e Gjykatës: Si tentoi të korruptohet me 1 mijë euro inspektori i ATK-së

Inspektori i Administratës Tatimore të Kosovës, Bekim Bilalli, i akuzuar për marrje ryshfeti u dënua me 6 muaj burgim.

Gjykata Themelore e Prishtinës përveq dënimit me burg, këtë zyrtar e dënoi edhe me gjobë në shumë prej 1 mijë euro.

Sipas aktakuzës, Bilalli kishte kërkuar ryshfet nga biznesmeni, Sherafedin Gashi, pronar i kompanisë ‘Fresh Fruit’.

Billalli gjithashtu obligohet t’i paguajë shpenzimet e  procedurës në shumë prej 100 euro.

Shpalljen e aktgjykimit e bëri gjykatësja Naime Krasniqi- Jashanica.

Pala e dëmtuar për realizimin e  kërkesës pasurore – juridike u udhëzua në kontest civil.

Mbrojtësi i  të akuzarit, avokati  Sevdali Zejnullahu, deklaroi se do parashtroj ankesë në Gjykatë të Apelit.

Sipas aktakuzës inspektori fillimisht kishte kërkuar 1.000 euro për rimbursim ndërsa më vonë i ishin dukur pak dhe kishte kërkuar 5.000 euro për atë shërbim.

“Bekim Bilalli në cilësinë e personit zyrtar pranë ATK-së, me qëllim që vetit t’i sjell përfitim të kundërligjshëm ka kërkuar ryshfet nga i dëmtuari Sherafedin Gashi, pronar i firmës “Fresh Fruit’’, për kthimin e mjeteve të rimbursimit të TVSh, ku në shtator të vitit 2015 është takuar me të dëmtuarin Sherafedin tek kafeteria pranë ATK-së, dhe i ka kërkuar 1 mijë euro ryshfet për t’ia kthyer mjetet e rimbursimit të TVSh, ndërsa në tetor i kishte thënë se puna e rimbursimit nuk kryhet me 1.000 euro qysh jemi marrë vesh por me 5 mijë euro “, thuhet në aktakuzë.

Sipas aktakuzës, i dëmtuari më pas kishte deklaruar se “nuk t’i jap 5 mijë euro, paret e mija, djersën time nuk ta jap”.

 

https://kallxo.com/ne-gjykimin-per-ryshfet-te-inspektorit-te-atk-se-deshmon-kolegu-i-tij/

 

https://kallxo.com/ne-gjykimin-per-ryshfet-te-inspektorit-te-atk-se-deshmon-kolegu-i-tij/