Foto: RTV 21

Gjetaj: Beogradi- Adresa për t’i Kërkuar të Zhdukurit

Prenk Gjetaj, në ditën kur u nderuan të pagjeturit te përmendorja e tyre në Prishtinë, tha se Beogradi është adresa kryesore për kërkim të të zhdukurve.

Ai tha se bashkësia ndërkombëtare duhet t’i bëjë presion Serbisë për të zbardhur fatin e të zhdukurve nga lufta.

Presidenti Hashim Thaçi, para familjarëve të të zhdukurve u zotua se “do të punojë kjo plagë duhet të mbyllet”, ndërsa deklaroi se çështjen e të zhdukurve do ta ngre në forume ndërkombëtare dhe në dialogun e Brukselit.

Jahja Lluka, këshilltari i Kryeministrit Ramush Haradinaj, duke folur pët gjetjen në Serbi të një foshneje gjashtëmuajshe të vrarë në masakrën e Izbicës, tha se armiku nuk kurseu asgjë.

“Armiqtë tonë nuk kanë kursy asgjë, pa zbardhjen e fatit nuk do të ketë pajtim”, tha Lluka.

Ai deklaroi se familjarëve të të zhdukurve s’po mundet t’ua urojë Vitin e Ri, pasi tha se ata janë të prekur.

Në Kosovë nga lufta e viteve 1998-1999 konsiderohen të zhdukur 1654 persona.