Gjermania Liron Liderin e Katalonisë

Lideri katalanas dhe ish-presidenti i këtij vendi, Carles Puigdemont u lirua sot nga burgu në Gjermani pasi fitoi lirim me kusht.

“Dua të falënderoj të gjithë për asistencën dhe solidaritetin! Shumë faleminderit!”, deklaroi Puigdemont.

Prokurori publik i shtetit verior të Schleswig-Holstein njoftoi sot lirimin e menjëhershëm pasi u pagua garancia prej 75000 eurosh.

Puigdemont u arrestua sipas një urdhër arresti evropian të nxjerrë nga Madridi, ku kërkohej ekstradimi i tij në Spanjë me akuzën për rebelim dhe keqpërdorim të fondeve publike në lidhje me referendumin e pavarësisë së Katalonisë vitin e kaluar.