Pistoleta - Foto: PK

I Gjendet Revole në Brez, Arrestohet i Dyshuari

Policia ka njoftuar se sot ka arrestuar një qytetar në një lokal në lagjen Veternik në Prishtinë, të cilit në brez i është gjetur një revole M57, një karikator dhe 8 fishekë.

I dyshuari, H.K., 30 vjeçar, pas intervistimit, me urdhër te prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që ndaj tij në stacionin policor Jugu në Prishtinë është iniciuar rasti – mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës.

Kjo është arma e konfiskuar nga Policia tek i dyshuari.