Foto: Ilustrim

Gjendet pa shenja jete një 21 vjeçar në Deçan

Mbrëmë rreth orës 23:35, policia është informuar se në fshatin Baballoq një person është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij.

Në njoftim thuhet se në shtëpinë e ankuesit, tani viktima E.H. i lindur në vitin 1998, ishte gjetur nga familjarët pa shenja jete dhe se vdekjen e tij e kishte konstatuar ekipi mjekësor.

“Njësitet policore të stacionit policor në Deçan, së bashku me mjekun kujdestar kanë dalë në vendin e ngjarjes, poashtu vendngjarjes iu është përgjigjur edhe Njësiti Hetimeve Rajonale. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të tij trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion, rreth ores 02:20 është terhequr nga vendi i ngjajës.”, është thënë në njoftim.

Tutje është bërë e ditur se Hetuesit Rajonal, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke zhvilluar hetime intensive për të mësuar rrethanat se si ka ardhur deri te rasti i cili është cilësuar si hetim i vdekjes.