Ndërtesa e Komunës së Klinës - Foto: KALLXO.com

Gjendet një trup i pajetë në Klinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një trup i pajetë është gjetur në një fshat të Klinës gjatë ditës së sotme.

Një zyrtar policor në rajonin e Pejës konfirmoi rastin për KALLXO.com por nuk dha detaje.

“Është një rast në një fshat të Klinës ku është gjetë një trup i pajetë, por pa e vlerësu prokurori se çfarë rasti është dhe se si është cilësuar nuk mund t’ju jap informata”, tha Driton Rugova, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës.