Foto-ilustrim

Gjendet një Person i Vdekur në Shtëpi

Një 36 vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prishtinë, sot në orët e mbrëmjes.

Lajmin për KALLXO e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti-Haziraj.

“Rreth orës 17 i jemi përgjigjur rastit. Bëhet fjalë për një person i cili në rrugën ‘Mentor Ratkoceri’, saktësisht në një shtëpi është gjetur pa shenja jete”, tha Ahmeti- Haziraj.

Ajo shtoi se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor ne vendngjarje.

Policia po merret me hetimin e rrethanave që kanë të bëjnë me rastin.