Foto: Ilustrim

Gjendet një i vdekur në livadh 

Një person është gjetur pa shenja jete në një livadh në fshatin Tomoc të Istogut.

Policia njoftoi se dje rreth orës 14 është raportuar se  në një livadh në fshatin Tomoc është gjetur pa shenja jete një person.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet relevante dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.