Foto-ilustrim

Gjendet një Granatë në një Objekt të Pabanuar

Në Kishnarekë të Drenasit, sipas raportit të policisë është gjetur dhe larguar dje një granatë dore e tipit M59.

Gjetjen e kësaj granate e kishte raportuar një person, ndërsa objekti ku ajo u gjet ndodhej në afërsi të shtëpisë së tij.

Granata është larguar në mënyrë të sigurt nga Njësiti për Deminim i FSK-së.

Një mjet i dyshuar shpërthyes është gjetur dje edhe në Carabvik të Klinës.

Gjetjen e këtij mjeti e kishte raportuar në polici një person që kishte thënë se mjetin shpërthyes e kishte gjetur në oborrin e tij derisa po punonte.

Mjeti që policia e ka vlerësuar të kategorisë N9 është larguar nga njësitë për deminim të FSK-së e KFOR-it.

KALLXO.com ka shkruar edhe më herët për gjetje të mjeteve shpërthyese.