FOTO: RTV21
Gjendet Mjet i Dyshimtë Shpërthyes Afër Shkollës 'Ali Sokoli'
08.4.2018 - 14:10
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka konfimuar për KALLXO.com se kanë pranuar informatën për një mjet të dyshimtë shpërthyes te “Rrethi i Flamurit”, afër Shkollës së Mjekësisë “Ali Sokoli”, në Prishtinë.
“Ju konfirmoj se Policia ka pranuar informatën pak më parë se te rrethi i Flamurit në Prishtinë afër shkollës “Ali Sokoli’ gjendet një mjet i dyshimtë shpërthyes”, ka thënë Hoxha.
Hoxha ka thënë se njësitet policore kanë shkuar në këtë lokacion dhe kanë bërë sigurimin e zonës.
“Janë njoftuar edhe njësitet e tjera kompetente policore qe merren me raste të tilla”, ka theksuar zëdhënësi i Policisë.