Gjendet i vrarë politikani gjerman i partisë së kancelares Merkel

Një politikan gjerman, i cili i përket partisë së kancelares Angela Merkel u gjet i vrarë me një plumb në kokë.

Autoritetet hodhën poshtë pistën e vetëvrasjes dhe po hetojnë për vrasje të qëllimshme.

Walter Lübcke, shef administrativ për qytetin e Kassel në shtetin qendror të Hessenit mesnatën e së dielës u gjet i vrarë në tarracën e banesës së tij.

Policia tha se politikani gjerman është qëlluar me pistoletë në kokë në një distancë të afërt, raporton oranews.

Në vitin 2015, në kohën kur Merkel ishte përballur me kritika të ashpra për trajtimin e krizës së refugjatëve, Lübcke kishte dalë në mbrojtje të vendimit të saj për të mos mbyllur kufijtë gjermanë, duke treguar zemërimin nga aktivistët e ekstremit të djathtë./21Media