Gjendet i vdekur një 24-vjeçar në Han të Elezit, dyshohet se bëri vetëvrasje

Një 24 vjeçar është gjetur i vdekur sonte në një objekt përcjellës të shtëpisë së tij në Han të Elezit.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Ferizajt, Agim Gashi.

“Rasti ka ndodhur në 19:35 minuta dhe hetimet janë duke vazhduar. Dyshimet e para janë që është vetëvrasje dhe dyshohet se e ka bërë me armë zjarri në një aneks të shtëpisë. Personi është i gjinisë mashkullore i moshës 24 vjeçare”, tha Gashi.

Ai tutje tha se mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij në vendin e ngjarjes dhe se  Policia në bashkëpunim me prokurorin janë duke i vazhduar hetimet.