Gjendet e vdekur gruaja në Fushë Kosovë

Një grua e moshës 48 vjeçare është gjetur e vdekur sot në Fushë Kosovë.

Në stacionin policor të Fushë Kosovës, sot rreth orës 19:00 është raportuar një  vdekje e dyshimtë.

Viktima me inicialet M. B, është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në rrugën “Kuvendi i Lezhës” ne Fushë Kosovë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi  mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkohë që hetuesit policor ne koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për sqarimin e rrethanave të këtij rasti”, thotë zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti