Julen's parents

Gjendet dy vjeçari i cili kishte rënë në pus 100 metra të thellë

Ekipet e shpëtimit në Spanjë kanë gjetur trupin e një djali dyvjeçar, i cili ra në një pus në afërsi të qytetit jugor të Malagas, thonë zyrtarët.

Djali, i quajtur Julen, u zhduk në një pus të ngushtë më shumë se 100 metra  gjatë një shëtitje familjare më 13 janar.

Skuadrat e specializuara punuan ditë e natë në një tunel që ishte gërmuar paralelisht me puset e ngushta. Trupi u gjet në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës.

“Në 01:25, ekipet e shpëtimit arritën në zonën e pusit ku po kërkonin Julen dhe gjetën trupin e pajetë të të tij”, tha Alfonso Rodriguez Gomez de Celis, përfaqësuesi i qeverisë qendrore në rajonin e Andaluzisë.

Aksidenti ndodhi gjatë një ekskursioni të së dielës pasdite në një plantacion kodrinor afër fshatit Totalan.

Ekipet e shpëtimit kishin gjetur flokë midis mbeturinave të larguara nga pusi dhe e kishin krahasuar atë me mostrat e ADN-së nga shishet e djalit si dhe nga familja e tij, duke konfirmuar identitetin e tij.

Një aparat i dërguar poshtë vrimës gjeti një qeskë që besohet të jetë ajo që Julen po mbante kur ai ra.

Shpëtuesit nuk kishin marrë ndonjë shenjë shpresëdhënëse nga djali gjatë gjithë operacionit.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez shkroi në Twitter të shtunën: “E gjithë Spanja ndjen trishtimin e pafund të familjes së Julenit”.

“Ne gjithmonë do të vlerësojmë përpjekjet e palodhura të atyre që e kanë kërkuar atë gjatë gjithë këtyre ditëve” ka shkruar kryeministri./ BBC.

Përgatiti: Afërdita Fejzullahu