Gjendet 12-vjeçarja e zhdukur në Durrës

Policia shqiptare ka gjetur 12-vjeçaren e zhdukur në qytetin e Durrësit.

12-vjeçarja ishte e zhdukur prej ditës së premte, ndërsa raportohet se ajo është gjetur të shtunën rreth orës 15:30 tek Pallati i Sportit në Durrës, raporton oranews.

Sipas Policisë, 12-vjeçarja është gjendur në gjendje të mirë shëndetësore dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit.

Në praninë e psikologes dhe familjarëve ajo është pyetur për arsyet e largimit nga banesa./21Media