Foto Ilustrim: Policia e Kosovës/Youtube

Gjenden narkotikë në Burgun e Dubravës

Një qese plasmasi me substancë të dyshuar narkotike është gjetur në Burgun e Dubravës.

Policia njofton se gjatë kontrollit të oficerëve të burgut në zonën e agrikulturës në sera kanë gjetur një sasi të substancës që dyshohet të jetë marihuanë.

Pesha e kësaj substance u mat  528.6 gramë dhe më pas u konfiskua.