Vushtrria

Gjenden mjete të pashpërthyera në Prelluzhë të Vushtrrisë

Një person ka raportuar në polici se ka hasur në mjete të dyshimta të pashpërthyera.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16 në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësia për deminim e FSK-së dhe KFOR-i amerikan të cilët i kanë marrë me vete mjetet e dyshimta.

Sipas tyre kanë qenë tri raketa hedhëse me predha të prodhimit jugosllav.