Foto: Ilustrim

Gjen një granatë 'kërcënuese' në oborrin e shtëpisë së tij

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë për Kallxo.com se një rast i kanosjes është raportuar në mëngjes ku ankuesi në fjalë ka raportuar se ka parë një granatë në oborrin e tij.

“Ekipet policore janë në vendin e ngjarjes në fshatin Prilluzhë të Vushtrrisë ku mbeten të pretendohen edhe disa sms që ankuesi ka thënë se i ka marrë përmes telefonit të tij”, ka thënë Zahiti për Kallxo.com.

Raportuesi i këtij rasti, G.Z ka deklaruar për Kallxo.com se mbrëmë ka dëgjuar një krismë në shtëpinë e tij mirëpo vetëm sot e kanë parë granatën në oborrin e shtëpisë.

Ai më tej ka shtuar se i ka edhe disa sms kërcënues që i kanë ardhur në telefon.