Zotimi i kandidatit të Vetëvendosjes për ligjin anti-mafia

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni në një intervistë për KALLXO.com ka deklaruar se kauza që ai do e shtyjë nëse bëhet deputet është drejtësia dhe arsimi.

Hyseni që është nga qyteti i Gjilanit thotë se problemet kryesore të kësaj komune janë arsimi, shëndetësia, kultura dhe sporti.

Duke folur për punën që ai do ta bëjë si deputet, Hyseni thotë se do të punojë për ligjin anti-mafia dhe ligjin për konfiskimin e pasurisë së paligjshme dhe të pajustifikuar.

Hyseni thotë se nuk ka gjasa që të ndërrojë partinë.

Hyseni nuk ka pasur qëndrim sa i përket pyetjes nëse është pro apo kundër ndërtimit të autostradës së Dukagjinit dhe martestave në mes të gjinisë së njëjtë, ndërsa ka deklaruar se është kundër përdorimit të përdorimit të qymyrit gjatë dimrit dhe përdorimit të qeseve të plastikës.

I pyetur nëse do të votonte për rrëzimin e qeverisë nëse kryeministri ka aktakuzë, Hyseni thotë se kjo do duhej të bëhej përmes dorëheqjes pa pasur nevojë për rrëzim.

Më poshtë mund ta lexoni intervistën e plotë të kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni:

 

KALLXO.com: Cila është kauza që keni me e shty nëse bëheni deputet?

Alban Hyseni: Çështjet jurdiike respetkivisht sitstemi i drejtësisë dhe çështjet arisimore janë dy prej çështjeve në të cilat unë do të angazhohem.

KALLXO.com: Nëse e merrni mandatin a keni me vazhdu me qenë deputet apo keni me kalu me ndonjë post tjetër?

Alban Hyseni: Jo, unë jam në një mardhënie pune. Nëse bëhem deputet duhet të shoh edhe njëherë.

 KALLXO.com: Cilat taksa mendoni se duhet me u ulë dhe cilat me u rritë në Kosovë?

Alban Hyseni: Ne kërkojmë që të bëhet një riformatim, respetkvisht një riorganizim tatimor, e ai është tatimi progresiv.

KALLXO.com: Cilat janë tri amandamentet e para që keni me i propozu?

Alban Hyseni: Ligji antimafia dhe ligji për konfiskimin e pasurisë të fituar në mënyrë të kundërligjshme dhe asaj të pajutifikuar duhet t’I shtyjmë përpara.

KALLXO.com: Cilat janë tri problemet/nevojat kryesore e komunës prej nga vini?

Alban Hyseni: Arsimi, Shëndetësia, Kultura dhe Sporti.

KALLXO.com: A ka gjasa me e nderru partinë ku jeni tash?

Alban Hyseni: Asnjëherë

KALLXO.com: A ka gjasa me votu kundër qëndrimit të grupit tuaj parlamentar?

Alban Hyseni: Nuk e besoj

KALLXO.com: Cili grup i diskriminuar do ta ndjenë më së shumti përkrahjen tuaj si deputet?

Alban Hyseni: Të rinjët

KALLXO.com: Çka do të bëni për përmirësimin e ambientit (mjedisit) dhe ajrit të ndotur në Kosovë?

Alban Hyseni: Jam shumë pro politikave të gjelbërta e sidomos cëshjet e transportit

 KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr?

Alban Hyseni: Nuk kam qëndrim

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR djegjes së qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit?

Alban Hyseni: Kundër

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR përdorimit të qeseve të plastikës?

Alban Hyseni: Kundër

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shitjes së Telekomit të Kosovës?

Alban Hyseni: Kundër

 KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të autostradës së Dukagjinit?

Alban Hyseni: Nuk kam qëndrim

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shkëmbimit të territoreve me Serbi?

Alban Hyseni: Kundër

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së tarifës me Serbinë?

Alban Hyseni: Kundër

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës?

Alban Hyseni: Nuk kam qëndrim

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR mbylljes së Universiteteve Publike nëpër komuna nëse nuk i akreditohen programet nga Agjencia e Akreditimit?

Alban Hyseni: Duhet të përmbushen kriteret secili universitet.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR monopolit në homoligim?

Alban Hyseni: Kundër

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR martesave në mes të gjinisë së njëjtë?

Alban Hyseni: Nuk kam qëndrim

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR bartjes së shamive në shkolla?

Alban Hyseni: Nuk jam kundër

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR kuotës për deputetë nga diaspora?

Alban Hyseni: Nuk jam kundër

KALLXO.com: A je PËR apo KUNDËR ridizajnimit të skemës për veteranët e luftës me të cilën është abuzu?

Alban Hyseni: Mendoj që duhet të bëhet rivlerësim nga e para

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së kartonit të gjelbërt për diasporën?

Alban Hyseni: Duhet rishqyrtuar ky vendim

KALLXO.com: Kush po ua financon fushatën?

Alban Hyseni: Unë personalisht

KALLXO.com: Sa vende pune i keni momentalisht dhe sa vende pune keni me i mbajtë gjatë kohës kur jeni deputet/ministër?

Alban Hyseni: Aktualisht kam një vend pune. Pas përfundimit të fushatës duhet ta rishqyrtoj vendin e punës për shkak që është pozitë menaxheriale dhe nuk dua që institucioni ku punoj të identifikohet me një subjekt politik.  

KALLXO.com: Sa janë të hyrat mujore dhe çfarë pasurie keni?

Alban Hyseni: Nuk mendoj që duhet të përgjigjem në këtë pyetje. Por i kam të deklaruara pasurinë dhe pagën. Në pronësi kam një veturë që është në emër të gruas dhe shtëpinë që është në emër të prindërve.

KALLXO.com: A e keni pasurinë e përbashkët me grune/burrin? Nese jo, a keni me e regjistru bashkarisht?

Alban Hyseni: Aktualisht kam vetëm një parcel në emër timin që është blerë nga babai im. Vetura është ne ëmër të gruas. Kur të krijojmë pasurinë do e regjistrojmë bashkarisht.

KALLXO.com: Heren e fundit kur jeni sëmurë, ku jeni shëru, në spital privat apo publik?

Alban Hyseni: Spital publik

KALLXO.com: Ku keni me shku kur të bëheni deputet nëse sëmureni?

Alban Hyseni: Në spital publik sigurisht

KALLXO.com: Fëmijët tuaj a janë në shkolla publike apo private?

Alban Hyseni: Vajzën e kam dy vjeë e gjysëm. Aktualisht është në çerdhe private.

KALLXO.com: Sa familjarë i keni të papunë dhe a keni me i punësu gjatë kohës që e merr mandatin?

Alban Hyseni: Aktualisht thuajse të gjithë familjarët i kam të punësuar. Përjashtimisht prej gyshit dhe gjyshes që kanë pensione si dhe nënën që është amvise dhe kujdeset për nipin dhe mbesen.

KALLXO.com: Qysh keni me votu për fatin e Trepçës, me u privatizu apo me mbetë nën qeverisjen shtetërore?

Alban Hyseni: Ky është një process që kërkon vlerësim, ekseprtizë dhe kohë për të vendosur por sigurisht që jam të mbetet nën qeverisjen shtetërore dhe jo të privatizohen me privatizim neo-liberal dhe të egër sic ka ndodhur.

KALLXO.com: Me cilin projekt keni me e kushtëzu votën tuaj për buxhet?

Alban Hyseni: .me asnjë project. Nuk mund të ksuhtëzoj votën time me project. Është çështje e bindjeve dhe situatës aktuale politike

KALLXO.com: Cili ka me qene projekti/puna me te cilen keni me lane gjurme/trashegimia juaj si deputet?

Alban Hyseni: Unë mendoj se do të jem zë i fuqishëm i Anamoravës, respektivisht për Gjilanin, Kamenicën e Vitinë. Ky rajon ka nevojë për një energji të re.

KALLXO.com: Sa pyetje parlamentare keni me i parashtru brenda një viti?

Alban Hyseni: Do të jetë çështje e temave dhe diskutimeve por do të jem mjaft aktiv.

KALLXO.com: Sa takime me qytetarë keni me i mbajtë gjatë një viti/mandati?

Alban Hyseni: Nuk dua të jem jo i sinqertë, por minimalisht për çdo ditë duhet të takojmë qytetarë në kafe e rrugë.

KALLXO.com: Makinat më të vjetra se cili vit nuk duhet të lejohen të importohen në Kosovë?

Alban Hyseni: Nuk mendoj se duhet kufizuar vetëm brenda viteve.

KALLXO.com: Sa dëgjime publike keni me i iniciu ne komisionet ku keni me qene pjese?

Alban Hyseni: .Nuk e di, duhet parë se a dot ë jem pjeasë e komisioneve për drejtësi apo arsim, por do të ngrisë cështje.

KALLXO.com: A jepni dorëheqje nëse ju ngritet aktakuzë?

Alban Hyseni: Sigurisht që po

KALLXO.com: A e votoni rrëzimin e qeverisë nëse kryeministri ka aktakuzë?

Alban Hyseni: Besoj se duhet dhënë vet dorëheqje kryeministri.

KALLXO.com:  A e votoni një qeveri që i ka mbi 15 Ministri?

Alban Hyseni: Asnjëherë

KALLXO.com: Sa zv.ministra duhet t’i ketë një ministri?

Alban Hyseni: vetëm 1

KALLXO.com: A keni me i votu për anëtarësim në borde të ndërmarrjeve publike & shoqërore njerëzit që nuk i plotësojnë kushtet për emërim?

Alban Hyseni: Jo

KALLXO.com: A keni me i bo transparente fondet e partisë?

Alban Hyseni: Në ueb-faqen e VV-së janë të publikuara të gjitha

KALLXO.com: A keni me i hape dokumentet/faturat ne kuvend/ministri?

Alban Hyseni: Kjo është obligative përmes ligjit për qasje në dokumente publike